/ATSH- I. Vata/-Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, ka akuzuar qeverinë se po harton një projektligj antikushtetues për sekuestrimin e shtëpive për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike.
"Pas burgosjes të mijëra shqiptarëve për energjisë elektrike të papaguar gjatë vitit 2014, më 14 janar, kryeministri ka firmosur një projektligj "Për energjinë elektrike", ku i kërkon Parlamentit t'i japë miratimin atij dhe taksidarëve të OSHEE për të sekustruar pasuritë e shqiptarëve, shtëpi, apartamente, dyqane, toka bujqësore, troje e çfarë të kenë", theksoi Halimi. Ai tha ne vijim se "Sipas parashikimeve të bëra në shkronjën "b" të nenit 90 "Në rast se detyrimi i papaguar ...është mbi 150 000 lekë.., furnizuesi ka të drejtë të zbatojë mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara, duke vendosur barrë hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike". Pra, OSHEE të sekuestroje te gjithe pasurine e debitorit te energjise, shtepi, aprtament, toke bujqesore, truall, dyqan e çfare te kenë".
Halimi u shpreh se "Ky projektligji eshte jo vetem antikushtetues, por mbi të gjitha është një barbari juridike e njeriut delirant, i cili duhet ndalur". Opozita do e kundërshtojë fuqishëm këtë projektligj, duke vazhduar protestat pasi është shpresa e qytetareve shqiptarë", shkruan Halimi të enjten në statusin e tij Facebook.
/Shqiptarja.com