PD: Heshtja e Ramës e inkriminimi
i administratës krijon Agron Canet

PD: Heshtja e Ramës e inkriminimi<br />i administratës krijon Agron Canet
TIRANË - Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp, ka hedhur idenë se skandalet si ai i Agron Canes janë të gjitha produkt i heshtjes së Kryeministrit Rama dhe i inkriminimit nga ana e tij të administratës.

Në retorikën e tyre ditore për mediat, PD, ka kujtuar se sot është dita e 40 e akuzave të tyre për dhunën dhe kërcënimet në Parlamentin Shqiptar.

Sipas tyre është gjithashtu dita e 40-të që Edi Rama “bën të paditurin” dhe ky mos reagim i tij i gërshetuar me inkriminimin e administratës, zyrave të shtetit dhe të Partisë Socialiste,  krijon përbindëshat e tipit Cane.

Deklarata e plotë për shtyp e Partisë Demokratike
“40 ditë më parë, Partia Demokratike u dhunua dhe u kërcënua me jetë në parlament, me një skenar të mirëmenduar të Edi Ramës.

Kjo ngjarje e paprecedent solli kulminim e tensionit politik, dhe e detyroi opozitën të ndërpresë marrëdhëniet me Kuvendin, për të shmangur përplasje me pasoja edhe më të rënda.

Edi Rama që është përgjegjës për këtë zhvillim mjaft negative për politikën në vend, dhe shihet gjerësisht si i tillë nga opinioni publik, heshti dhe hesht sot e kësaj dite. Asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë reflektim.

Të paditurin bën Edi Rama prej 40 ditësh, edhe kur masivisht u mësua me prova e me dokumenta se ai e ka inkriminuar parlamentin me deputetë të dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, deputetë të cilët ai i përdor më pas për të kërcënuar e dhunuar opozitën.

Çdokush, pas këtyre fakteve ka pritur që Edi Rama të mbajë një qëndrim. Dhe çdokush, sërish është zhgënjyer.

Duke mos dënuar akte të tilla, por duke qenë gjithnjë pas tyre si frymëzues e porositës, Edi Rama i ka hapur rrugën inkriminimit masiv të administratës, të zyrave të shtetit dhe të Partisë së tij.

Eshtë ky lloj standardi politik i Edi Ramës që krijon pastaj përbindëshat e tipit Cane, të cilët nuk njohin asnjë kufi në shpërdorimin e postit për hir të interesave dhe dëshirave personale.”

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin