PD: Hiqni imunitetin Kokëdhimës! 
Kuvendi: Do shqyrtohet më 6 prill

PD: Hiqni imunitetin Kokëdhimës! <br />Kuvendi: Do shqyrtohet më 6 prill
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka përdorur standard të dyfishtë duke mos i hequr imunitetin deputetit Koço Kokëdhima në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Sipas nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho, dyshja Rama-Meta ka mbrojtur mikun e tyre Kokëdhima edhe pse ky i fundit akuzohet se ka shkelur 150 herë ligjin. Por në një reagim të Kuvendit të Shqipërisë sqarohet se çështja i ka kaluar Këshillit të Mandateve dhe ajo është vendosur të shqyrtohet më datën 6 prill. 

Kuvendi: Çështja do shqyrtohet më 6 prill nga Këshilli i Mandateve
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, duke theksuar se kërkesa e opozitës për heqjen e imunitetit për deputetin Koço Kokëdhima do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve më 6 prill.

Përmes një komunikate për shtyp, Kuvendi i Shqipërisë shpreh keqardhje për akuzat e bëra duke shtuar se nga ana e tij Kryeparlamentari Meta ia ka kaluar për shqyrtim çështjen Këshillit të Mandateve.

“Kuvendi Shqipërisë, shpreh keqardhjen për deklaratën e Partisë Demokratike, të bëra nëpërmjet z. Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Bëjmë me dije opinionin publik se “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme.

Gjithashtu bëjmë me dije se, kjo çështje, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli në datën 6 prill 2015.” thuhet në komunikatën për shtyp.

kuvendi

PD: Qeveria po mbron Kokëdhimën, dënon deputetët armiq
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka përdorur standarde të dyfishta lidhur me heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku një ditë më parë.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i PD Edmond Spaho është shprehur se tashmë prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtarenga PD në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.

Por sipas Spahos pavarësisht insistimit të PD që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre.

Për nënkryetarin demokrat ky është një veprim me dy standarde nga ana e qeverisë dhe se nuk dënon shkelësit e ligjit.

Më poshtë fjala e plotë e nënkryetarit të PD Edmond Spaho:
"Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë. Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat. Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre. Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend. Shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre. Partia Demokratike e dënon këtë politikë selektive të Edi Ramës, të ndalimit të ligjit dhe procedurës për mikun e tij. Përfituesin e paligjshëm të fondeve publike, nuk do të mund ta shpëtojë as miku i tij kryeministër, as kryetari i parlamentit. Kushtetuta do të zbatohet dhe do të ketë drejtësi, do apo nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta." u shpreh Edmond Spaho

edmond spaho

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot