PD: Humbja në komuna
normale, iku qeveria

PD: Humbja në komuna<br />normale, iku qeveria
TIRANE - Demokratët e kanë marrë lehtë humbjen në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara ditën e dielë në dy komunat, që për ironi të fatit njëra ka qënë në Korçë që gjithnjë ka dhënë rezultat të balancuar dhe tjetra në Shkodër që ka qënë bastion i PD. Bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës në Rrethina Shkodër dhe në Dardhas Korçë, ku rezultati në favor të dy kandidatëve të së majtës ka qënë pothuajse i njëjtë, në shifrat 75 me 25 për qind.

Burime brenda selisë blu saktësojnë se në të gjitha zgjedhjet e pjesshme vendore që zhvillohen menjëherë pas zgjedhjeve qëndrore për parlamentin e ri japin një rezultat të dukshëm në favor të partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve parlamentare. Nga selia e PD sillen shembuj konkretë të zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme ndër vite, ku dhe kur ishte në pushtet PS para vitit 2005 edhe kur ishte në pushtet PD, në të gjitha rastet kur janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme atëherë dhe për zona të caktuara elektorale siç ka qënë rasti i Elbasanit ku pas largimit të Ljublin Diljes kokurroi dhe fitoi kandidatja e PS deputetja aktuale Valentina Leskaj, edhe gjatë qeverisjes së PD pas zgjedhjeve të vitit 2005 sa herë janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme ka fituar kandidati i mazhorancës.

Sipas burimeve brenda selisë së PD është e shpjegueshme dhënia e votës për kandidatin përfaqësues të mazhorancës qeverisëse edhe në pushtetin vendor, pasi votuesit bëjnë llogari të qartë, që financimet vijnë nga pushteti qëndror dhe duke qënë drejtues i mazhorancës dhe në vendore, atëherë financimet janë më të mëdha dhe nuk ka reduktim fondi, siç mund të ndodhë në opozitë. Madje nga selia blu thonë se kur Rama ishte në opozitë as që bënte fushatë kur kishte zgjedhje të pjesësshme vendore, pasi në të gjitha rastet llogaria ishte humbëse për të majtën në opozitë e fituese për mazhorancën qeverisëse dhe në këto njësi vendore.

Në këtë këndvështrim e shpjegojnë humbjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore për kreun e Komunës Rrethina Shkodër dhe Dardhas në Korçë. Ndërsa interesimit tonë për faktin se nëse kjo ishte një humbje e parë e Bashës, burimet thonë se ai është kryetar por ballafaqimi i tij elektoral shihet vetëm në zgjedhje të plota, vendore ose parlamentare. Gjithë debati që ka shpërthyer gjatë këtyre ditëve në lidhje me një humbje të parë të kreut të ri të PD Lulzim Basha ka të bëjë me rezultatin konkret në zgjedhjet e pjesshme në dy komuna që janë në ekstremet e vendit.

Kështu më konkretisht, kandidati i LSI-së, Genci Hamollari, ka fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës Dardhas me 1701 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota. Ndërsa në komunën Rrethina të Shkodrës ka fituar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri, i cili ka marrë 1402 vota. Sipas KQZ-së, në komunën Dardhas morën pjesë në votime 59.67% e zgjedhësve, ose 1539 votues nga 2579 që janë në total. Ndërsa në komunën Rrethina në zgjedhje kanë marrë pjesë 5881 votues.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente