Durres- Kur kanë mbetur edhe pak seanca të këtij parlamenti, i cili në mars shpërndahet për t’i lënë vendin zgjedhjeve të majit për parlamentin e ri, grupi parlamentar i PD kërkon ngritjen e një tjetër komisioni hetimor.
Këtë herë, për Marinën e Durrësit, për të cilin kërkon hetim parlamentar për procedurat sesi u miratua projekti dhe pikëpyetjet që lidhen me investitorin.
“Propozimi, diskutimi dhe miratimi i këtij projekti ka kaluar i gjithi në mungesë të plotë të transparencës. Jo vetëm ka pasur mungesë totale transparence për publikun, me përjashtim të videove të montuara të kryeministrit, por edhe për institucioneve” thotë PD e cila si objekt të komisionit hetimor kërkon të ketë edhe zhvendosjen e portit aktual tregtar në Porto Romano.
“Nga qeveria nuk ka pasur deri më tani ndonjë shpjegim, lidhur me faktin se si do të kryhet ky transferim, cfarë impakti do të ketë tek qytetarët dhe bizneset që përdorin portin e Durrësit për lëvizjet e tyre, qofshin për arsye personale apo aktivitete ekonomike. Dhe c’është më e rëndësishmja a ofron Porto Romano kapacitetet e nevojshme infrastrukturore, teknike dhe njerëzore për të përballuar të gjithë fluksin e transportit të njerëzve dhe mallrave që realizohet aktualisht në Portin e Durrësit. Transferimi nga Porti i Durrësit në Porto Romano, a do të sjellë kosto të shtuara për qytetarët dhe bizneset shqiptare.” thuhet ne kerkesen e firmosur nga 39 deputetë të PD
Kërkesa është firmosur nga 39 deputetë të opozitës dhe mban datën 17 dhjetor 2024.
Sali Berisha
Edi Paloka
Ina Zhupa
Asllan Dogjani
Andrea Mano
Dhurata Çupi
Luan Baçi
Ferdinand Xhaferraj
Dashnor Sula
Albana Vokshi
Qani Xhafa
Lindita Metaliaj
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Isuf Çela
Kastriot Piroli
Edmond Spaho
Helidon Bushati
Emilja Koliçi
Eralda Bano
Agron Gjekmarkaj
Saimir Korreshi
Kreshnik Çollaku
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Jorida Tabaku
Ramadan Likaj
Petrit Doda
Andia Ulliri
Elda Hoti
Flamur Noka
Lefter Gështenja
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Orjela Nebijaj
Tritan Shehu
Ilda Dhori
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi ne perditesim..