Partia Demokratike ka reaguar pasi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi 'sulmoi' Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Për PD-në, PS, LSI dhe Sali Berisha nuk duan që Shqipëria të ndryshojë dhe se për këtë sulmojnë veprimtarinë e Komisionit Hetimor.
"Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!", thuhet në reagimin e PD.
Lajmi kryesor:
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi: Vazhdim i marrëveshjes së 17 majit! PD: LSI, Ramën dhe Berishën i lidh i njëjti hall











