PD i përgjigjet akuzave të Berishës: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner, Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet

Partian Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Durrësi, Berisha tha sot se Basha u thirr nga për bashkëpunim nga një organizatë kriminale, duke iu referuar dosjes së 'Toyota Yaris'. Për PD akuzat e Berishës janë vetëm gënjeshtra nga një njeri i shpallur 'non grata'. Në Facebook, PD ka publikuar edhe një video të Berishës dhe Ilir Metës, që para disa vitesh shanin e akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa sot janë kthyer në aleatë.

"Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën", shkruhet në reagim.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Toyota Yaris', Berisha akuza Bashës: U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale, por prokurorëve belg i dha një variant tjetër! PD: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner


/AV/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri