PD: Ja kush janë 2 biznesmenët që
morën 14.8 mln € për inceneratorët

PD: Ja kush janë 2 biznesmenët që<br />morën 14.8 mln € për inceneratorët<br>
Deputeti Enkelejd Alibeaj denoncoi sonte në Report Tv emrat e dy personave që sipas tij kanë përfituar 14.8 mln euro nga qeveria për të ndërtuar tre inceneratorë. Alibeaj u shpreh se Ernesto Graneli nga Italia dhe Stela Gugalli kanë përfituar përmes shoqërive koncesionet për ndërtimet e inceneratorëve, por në fakt nuk kanë ndërtuar asgjë.

Ernesto Graneli dhe Stela Gugalli. Këta të dy kanë nga një shoqëri. Në Elbasan kanë marrë koncesionin e incenerimit pa tender dhe garë në 2014, kanë marrë 10 mln euro. Por në Elbasan nuk ka asgjë të ndërtuar. Edhe në Fier Ernesto Graneli ka marrë 4.8 mln euro.

Po ashtu në Tiranë, iu dha një shoqërie të krijuar në Holandë, por janë po këta emra. Këta dy biznesmenë i kanë ngritur shoqëritë disa ditë para se të merrnin koncesionet. Deri tani 14.8 mln euro u janë dhënë nga qeveria këtyre dy personave.Këta biznesmenë kanë marrë fonde nga shteti për inceneratorët pa ndërtuar asgjë” deklaroi.

Kjo çështje është denoncuar edhe nga kryetari i PD Lulzim Basha sot në një dalje për mediat. Lideri i PD ka akuzuar direkt kryeministrin Edi Rama. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje