PD-ja pendohet për ndryshimet
kushtetuese, kundërshton ILDKP

PD-ja pendohet për ndryshimet<br />kushtetuese, kundërshton ILDKP
Edhe pse brohoriti “fitore”, Partia Demokratike ka demostruar shenja të qarta pendese, për votën e 22 Korrikut, pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat parashikojnë shkundjen dhe spastrimin e drejtësisë nga elementët e korruptuar.

Nën presionin e fortë të SHBA-BE dhe rrezikun e rrjedhjes së votave, opozita votoi paktën kushtetuese, por vetëm 10 më vonë konteston një prej pikave më themelore të saj. Konkretisht, ekspertët e Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi kundërshtojnë pikën 2 të nenit D të projektit kushtetues, i cili parashikon rikontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

“Subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport për ligjshmërinë e pasurive, për saktësinë dhe plotësinë e deklarimit, sipas ligjit”, thuhet në pikën 2 të nenit D.

Ky nen i ndryshimeve kushtetuese, të dekretuara nga Presidentit dhe të botuara në Fletoren Zyrtare, është reflektuar më gjerësisht në projektligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i quajtur ndryshe procesi i Vetingut. Por, ekspertët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar dje se nuk do të pranojnë rolin e ILDKP në draftin e Vtingut, me argumentin se ky institucion nuk gëzon besueshmërinë e opozitës.

Përplasja
Sipas të gjitha gjasave, nëse opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj, përplasja me SHBA-BE do të jetë të pashmangshme, pasi refuzimi i ILDKP atakon edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

Drafti për Vetingun parashikon që ILDPKI mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët me kërkesën e tyre, kanë të drejtë të konsultojnë, kopjojnë ose hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ose personat e lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese.

Kontrolli i pasurive
Kontrolli i pasurive të prokurorëve dhe gjyqtarëve është elementi i tretë dhe më i rëndësishmi i procesit të Vetingut. Ka një perceptim të fortë publik se rreth 80 për qind e njerëzve të drejtësisë posedojnë pasuri të pajustifikuara, ndaj ky proces do të mundësojë identifikimin dhe përjashtimin nga sistemi të prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar.

ILDKP kontrollon pasurinë dhe konstaton ligjshmërinë e pasurisë, por nuk vendos për fatin e gjyqtarit dhe prokurorit. Sipas draftit për Vetingun, për fatin e prokurorit dhe gjyqtarit vendos Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe komisioneri publik, në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë.

Roli i ILDKP
Drafti për Vetingun parashikon që Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-t, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me ta, ose dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhu me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit.

Me përfundimin e kontrollit, Inspektori i Përgjithshëm i ILDPKI-t përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar dhe sipas rastit, konstaton nëse, deklarimi është i saktë në përputhje me ligjin, me burimet e ligjshme financiare dhe që nuk gjendet në situatë konflikti interesi; ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; është kryer fshehje e pasurisë; është kryer deklarim i rremë; subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit.


Redakssia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois