PD jashtë komisioneve ku u diskutua buxheti, Spaho për Report Tv: S’ishte vendim politik, jemi të përjashtuar! Duam qeveri teknike për zgjedhje të lira

TIRANË- Opozita nuk mori pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare ku u diskutua pr.buxheti 2025. Deputeti demokrat, Edmond Spaho i ftuar në report Tv thotë se nuk pati asnjë vendim politik për të bojkotuar mbledhjet e komisioneve, por ai thekson se shumica e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputeti demokrat thotë se sido që të jetë, edhe kur opozita ka marrë pjesë në diskutime për buxhetin, maxhoranca sërish paratë i ka çuar në koncesionet si inceneratorët apo ato të shëndetësisë.

“Ne jemi përjashtuar nga Kuvendi 40 ditë dhe ende nuk ka ardhur data për t’u rikthyer. S’ka pasur ndonjë vendim politik, janë më shumë se 24, janë dy seanca përjashtimesh. Mos kujtoni se pjesëmarrja në diskutime do të ndryshoj ndonjë gjë. Kemi vite të tëra që marrim pjesë në diskutimin e buxhetit me këtë mazhorancë, kemi propozuar edhe ndryshime dh enë asnjë rast nuk janë marrë parasysh. Pavarësisht çfarë kemi thënë në debate fondet e buxhetit kanë shkuar për koncesionet, psh inceneratorët ose koncesionet në shëndetësi. Nuk kanë shkuar për pensionet apo nevoja të tjera si arsimi. Në pikëpamje të përdorimit të fondeve e njëjta lojë do të vazhdojë. Nëse jemi aty ose jo, ne transparencën me qytetarët do ta bëjmë”, tha Spaho në Report Tv.

Spaho thotë se kërkesa e Partisë Demokratike është qeveria teknike, me qëllim që në 2025 të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai ndalet edhe tek çështja e Sali Berishës, për të cilin thotë se mbahet në arrest shtëpiak pa asnjë akuzë.

“Objektivi ynë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2025. Pyetja më normale është a zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, mos ndoshta opozita e ekzagjeron dhe kërkon që përmes këtyre lojërave kërkon të fshehë dobësitë e saj? Mjafton të shohësh qarkun e Durrësit për t’i dhënë përgjigje, 4 deputetët në listë, janë akuzuar për lidhje me grupet kriminale. Që këtu kuptohet që në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është më se legjitime që ne të përpiqemi për zgjedhje të lira dhe ndershme. Këtë e kemi nis me mosbindje civile me një larmishmëri protestash. Berisha mbahet në arrest shtëpiak pa akuzë. Edhe drejtues të tjerë të partive kryesore opozitare”, vijoi Spaho.

Edhe nëse PS nuk u ofron qeverinë teknike, Spaho thotë se nuk kanë asnjë plan të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare.

Spaho: Çfarë të keqeje ka nëse do ketë një qeveri teknike për zgjedhjet e 2025. Ja ku e kemi Maqedoninë, edhe taje situata politike ishte shumë e nxehtë.

Nertil Agalliu: E keni kusht të panegociueshëm?

Spaho: Patjetër, për këtë po luftojmë. Në zgjedhje do të futemi, e kemi deklaruar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 04/11/2024 17:56

    Po po kerkoni dhe fitore ne tavoline se do jua japi..

    Përgjigju
  • Avduli: 04/11/2024 16:24

    Opozita me qesharake ne bote me keta surreter te sterlodhur dhe lepires te peshtire per nje vend ne listen e sigurte! Cfare mund te ndiej qytetari kur degjon nje si ky, pervec neverise dhe humbjes se shpreses!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase

Ish-informatori i FBI-së pranon se gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit me një kompani energjetike ukrainase