PD: Ka një lajm më të keq se raporti i Freedom House...lajthitja e Ramës që e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike për demokracinë

PD: Ka një lajm më të keq se raporti i Freedom House...lajthitja e Ramës që e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike për demokracinë

Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike e quan "lajthitje", reagimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin e Freedom House, ku shkruante se në Shqipëri ka rënie të nivelit të demokracisë.

PD-ja i përgjigjet kreut të qeverisë, sipas së cilit e ka interpretuar gabimisht me qëllim, këtë raport ku ndonëse ka një rënie të nivelit të demokracisë, Rama e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike!

"Ka një lajm më të keq se vetë raporti i Freedom House. Ai gjendet tek konkluzionet e Kryeministrit për këtë raport. Në një lajthitje të mbasdites së djeshme ai e lexon me lentet e tij raportin dhe nëpërmjet një postimi e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike për të drejta e liri demokratike. Edhe më rëndë, Kryeministri angazhohet që të thellojë arritjet e përmendura në raport. Në një dalje publike dje u zotua se do ta miratojë paketën e ligjeve për mediat në parlament. Kjo sjellje e Kryeministrit është hakmarrje ndaj gjuhës së raporteve për Shqipërinë dhe njëkohësisht epilogu i marrëdhënieve të kësaj qeverie me proceset demokratike dhe integruese të Shqipërisë dhe Shqiptarëve", shkruhet mes të tjerave në deklaratën e PD-së.

Deklarata e plotë
Raportet për Shqipërinë sa vijnë e ashpërsojnë gjuhën e tyre. Ka një lidhje mes gjuhës së përdorur nga këto raporte dhe fatit të qeverive për të cilat shkruhen këto raporte. Raporti i djeshëm i Freedom House, përcjell mesazhin e hidhur të degradimit të demokracisë në Shqipëri. Freedom House raporton se mazhoranca në Shqipëri ka vjedhur zgjedhjet dhe ka vrarë parlamentarizmin. Raporti si asnjëherë më parë e merr Shqipërinë shembull për të ilustruar degradimin e parlamentit dhe të procesit ligjbërës, pamundësimin e rolit të opozitës në institucione, si dhe angazhimin e qeverisë për të asfiksuar median e lirë dhe reformën zgjedhore. Margjinalizimi i opozitës, goditja e hapur ndaj institucioneve demokratike, janë po ashtu akte të mazhorancës në dëm të demokracisë në Shqipëri. Në asnjë gërmë apo fjalë ky raport nuk shpreh ndonjë vlerësim për Shqipërinë, përkundrazi në përfundim Shqipëria vlerësohet në rënie në krahasim me vitin e shkuar duke u konsoliduar si shtet nën regjim hibrid. Por ka një lajm më të keq se vetë raporti i Freedom House. Ai gjendet tek konkluzionet e Kryeministrit për këtë raport. Në një lajthitje të mbasdites së djeshme ai e lexon me lentet e tij raportin dhe nëpërmjet një postimi e shpalli Shqipërinë kampione ballkanike për të drejta e liri demokratike. Edhe më rëndë, Kryeministri angazhohet që të thellojë arritjet e përmendura në raport. Në një dalje publike dje u zotua se do ta miratojë paketën e ligjeve për mediat në parlament. Kjo sjellje e Kryeministrit është hakmarrje ndaj gjuhës së raporteve për Shqipërinë dhe njëkohësisht epilogu i marrëdhënieve të kësaj qeverie me proceset demokratike dhe integruese të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • seper: 07/05/2020 15:37

    shqiperia demokracia me e madhe ne ballkan :))) haaaaaaaaaa, isoj si sal maloku kur thonte atehere : ja kemi kaluar edhe gjermanise, keta dy palloshat njesoj jane per te rrejt.

    Përgjigju
  • O tej: 07/05/2020 12:41

    E kam thene! E ardhmja e PD eshte Nard Noka sivllau i magjarit

    Përgjigju
  • Haha: 07/05/2020 12:21

    PD parti e Lanes Parti e mbetjes te saj.

    Përgjigju
  • SHAL NGJITMI: 07/05/2020 11:35

    O lyl hajdut kriminel shal ngjit Edi Rama mund të ket 100 gabime po Edi Rama s'ka vra njeri o shal ngjit MONSTRA.

    Përgjigju
    • F-35: 07/05/2020 13:00

      Plus qe nuk ka nenshkruar ndonje marreveshje ne dem te interesave kombetare, si Luli me Greqine.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë