PD kandidon Sherefedin Shehun
për kryetar bashkie në Dibë

PD kandidon Sherefedin Shehun<br />për kryetar bashkie në Dibë
Partia Demokratike do të kandidojë Sherefedin Shehun për kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet që do të zhvillohen në 11 shtator.
 
Lulzim Basha pas takimit me nënkryetarin Edi Paloka dhe Gent Strazimirin, që është i mandatuar për procesin zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur që kandidati i djathtë për bashkinë e Dibrës të jetë deputeti Sherefedin Shehu.
 
Sherefedin Shehu është me origjinë nga qyteti i Dibrës, aktualisht është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë.
 
Në vendin e Sherefedin Shehut në Kuvend do të ulet Dhurata Çupi. Ndërsa nga e majta kandidat pritet që të jetë Dionis Ymeraj, drejtori i Tatimeve për Qarkun e Dibrës.
 
Burime nga partitë e koalicionit të majtë shprehen se kandidatura e Dionis Ymerajt nuk është konsultuar, por nuk janë kundër tij.
 
Ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet edhe kandidati i majtë përballë Sherefedin Shehut.

Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen për shkak të shkarkimit të Shukri Xhelili pas skandalit seksual pak muaj më parë, ku ish-kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze 21-vjeçe për ta punësuar.
 
Shukri Xhelili e ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, ndërsa aktualisht ish-kryebashkiaku ndodhet në burg.
 
Presidenti Nishani dekretoi datën 11 shtator për zhvillimin e zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois