PD kërcënon Lleshajn me padi: Po ndryshohen listat zgjedhore! Ministri: Paralajmërime qesharake me qëllim intimidimin! Meta në një linjë me selinë blu: Po tentohet kapja e votës

Kur na ndajnë vetëm 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare partitë politike kanë nisur akuzat ndaj tjetrës, se po tentojnë të gjejnë makinacione për të vjedhur votën e qytetarëve. Partia Demokratike është e bindur se Edi Rama po përdor të gjitha mënyrat për të tentuar manipulimin e zgjedhjeve të 2021. Selia blu nuk i ka besuar sqarimit të një dite më parë të ministrit Lleshaj për akuzat se qytetarëve po u ndërrohen vendbanimet e automatikisht dhe qendra e votimit.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj tha se po bëhet gati kallëzimi penal për të gjithë ata që janë pjesë e skemës së zhvendosjes së gjendjes civile.

“Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë” tha Alibeaj.

Kërcënimit të partisë Demokratike se do të ndjekë rrugën ligjore për të ndaluar ndryshimin e listave zgjedhore, ministri Lleshaj iu përgjigj menjëherë. Ai I risolli në vëmendje procesin e regjistrimit të adresave të sakta të qytetarëve. Lleshaj e cilëson operacione imagjinare dhe paralajmërimet ‘qesharake’, duke thënë se bëhen me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Sipas tij, ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në respekt të qytetarëve, që janë të detyruar të dëgjojnë në mënyrë të përsëritur këto trillime haluçinante dhe të papërgjegjshme, më duhet po ashtu që të përsëris publikisht se:

1. Asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit;

2. Ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen;

3. Ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për vëmendjen e zëdhënësve të PD më duhet të them:

1. Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori;

2. Nëse doni të ndërtoni ndonjë alibi për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, mendohuni për diçka tjetër. Kjo e qendrave të votimit është thjesht një blof i dobët;

3. Unë nuk jam si ju, ndaj as nuk më shkojnë ndërmend të bëj ato gjëra që ju aludoni dhe që i keni bërë në mënyrë sistematike vetë, kur, për fat të keq të vendit, kishit pushtetin qeverisës. Jo të gjithë janë si ju dhe, për rrjedhojë, jo të gjithë mund të bëjnë ato që ju keni bërë apo që jeni të gatshëm të bëni, po të keni mundësi;

4. Unë jam krenar që, bashkë me stafet e ekspertëve, kemi arritur që të bëjmë me adresë rreth 300 mijë qytetarë, që ju i kishit lënë si nomadë, pa kurrfarë adrese, vetëm me një kod absurd 999 në vend të saj, të cilin e keni keqpërdorur sa herë keni dashur. Nëse shqetësoheni prej kësaj, shprehuni, por amullia juaj e preferuar nuk mund të mbijetojë përjetësisht;

5. Përpara se t’u referoheni platformave mediatike nën dyshim publik, mundohuni të informoheni pranë institucioneve zyrtare, se aty do të gjeni të vërtetën e plotë", tha Lleshaj.

Akuza të forta për kapje votash ka adresuar në drejtim të palëve politike edhe Presidenti Meta. Në një linjë me partinë Demokratike, kreu I shtetit thotë se presionet për votën dhe përshkallëzimi I krizës politike do të ndikojë negativisht në situatën ekonomike dhe stabilitetin e vendit.

“Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm. Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët", shkruan Meta

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 30/09/2020 23:03

    Është e vështirë ta hajë këtë kokërr ulliri populli shqiptar . PD hedh baltë aty ku ka njerëz me të vërtetë që janë profesionistë në punën e tyre ,nuk i intereson sepse po ndjen humbjen.

    Përgjigju
  • LORA: 30/09/2020 16:21

    Qofte i shenjteruar verdikti i shumices se shqiptarve,qe po cmend perdite babalet e vetdjegun dhe lesh-e-lizmin e integrum. U ka mbet vetem nje alternative,te thurin periodikisht detajet e alibise per humbjen e madhe qe do korrin me 25 prill 2021,duke ia adresuar mazhorances historine e bemave dhe gjemave te tyre me voten e shqiptarve. Koha qe ka mbet do jete show me i papare i cmendurise transparente te krethemelesve te shtetit te shqiptarve,pas 1990-es.Do t'a vjellin ,ne syte e gjithe njerezise, corben antishqiptare te perbetuar. Respekt per punen e deritanishme te Ministrit te Brendshem.

    Përgjigju
  • Tosi: 30/09/2020 15:12

    Nipi i kriminelit me damke Isa Toska po punon fort per nje alibi te besueshme se e kane nuhatur humbjen spektakolare qe i pret. Enkel Alibajga shpif shpif se nuk do jesh me deputet.

    Përgjigju
  • O tej: 30/09/2020 15:05

    Ky Meta dhe Alibej a nuk bejne mire te kapin kete temin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë