Zgjedhjet afër! Kthehet ‘tensioni’ mes 2 kampeve në opozitë! PD e ‘vulës’ dhe Rithemelimi presion gjykatës së Apelit

Një vit larg zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, 2 kampet ende të përçara brenda PD-së janë vënë në presion se cili mes tyre do të mbajë përfundimisht vulën e partisë. E me të njëjtin presion, i janë drejtuar edhe Gjykatës së Apelit, e cila ka në dorë fatin e çështjes së Partisë Demokratike.

Lulzim Basha, që mban aktualisht vulën e PD-së dërgoi këtë të enjte  në Gjykatën e Apelit përfaqësuesin e tij për çështjet ligjore dhe zgjedhore, për t’i kërkuar të vendosin sa më shpejt për vulën pa ndikim politik.

“I bëj thirrje Gjykatës të marrë një vendim të drejtë, të pavarur dhe të pa ndikuar nga asnjë faktor politik”.- tha Sefa.

Për të shmangur një tjetër luftë mes tyre pasi Apeli të shprehet, Indrit Sefa i dërgoi një mesazh përfaqësuesve të Rithemelimit të dalin dhe të zotohen publikisht se do të pranojnë vendimin e gjykatës, cilido qoftë ai.

‘I bëj thirrje komisionit të Rithemelimit i cili publikisht të shprehet që çdo vendimmarrje të Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm do të pranohet dhe do të respektohet. Partia Demokratike e ka bërë të qartë që në krye të herës, çdo vendimmarrje të Gjykatës do të respektohet.’- tha Sefa.

Njëjtë si PD, një ditë më parë edhe Rithemelimi me gjuhë të ashpër, orientoi gjykatën se kë duhet të vlerësojë si opozitën e vërtetë të cilës duhet t’i takojë vula, i kërkoi gjyqtarëve të apelit të mos guxojnë të zvarrisin çështjen.

Deklarata publike u bë nga Agron Gjekmarkaj, i cili shfrytëzoi postin e tij si nënkryetar Kuvendin për t’i bërë presion gjykatës për një çështje partie.

“Asnjeri prej jush nuk mund e duhet të jete kaq guximtar sa të zvarritë një çështje që ka interes madhor publik. Vjedhja e legalitetit të Opozitës do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare”.- u shpreh Gjekmarkaj.

Gjykata e Lartë riktheu dosjen në Apelin Gjykatës së Tiranës me detyrimin që të marrë vendim nëse gjykimi i gjyqtarit të shkallës së parë Agron Zhukri që i dha vulën Berishës, është i drejtë apo i gabuar.  Trupa gjykuese përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë