PD kërkesë për dorëheqjen 
e Ruçit, nuk merret në shqyrtim 

PD kërkesë për dorëheqjen <br />e Ruçit, nuk merret në shqyrtim <br /><br>
Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Kryetarit te Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa është bërë nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit. 

Opozita akuzon Ruçin për shkelje të Kushtetutës në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku në 18 dhjetor 2017, me 69 vota dhe pa kaluar procesin e Vettingut. Sipas opozitës, qëllimi i emërimit është antikushtetues për t'i dhënë mbrojtje ligjore ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për trafik droge. 

"Me 18 Dhjetor u krye puç kushtetues, i urdheruar nga Edi Rama, por i zbatuar nga Ruçi. Kryeprokurori duhej te zgjidhej me 3/5, i propozuar nga KLP dhe me vetting. U emerua me 69 vota, nga PS dhe pa vetting.

Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit eshte t’i jape mbrojtje ligjore pushtetit te inkriminuar dhe te korruptuar te Edi Rames.  Qellimi i emerimit antikushtetues i Kryeprokurorit per te mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar te droges, Vangjush Dakon nga pergjimet e sherbimeve te huaja per blerjen e votes nga kriminelet ne kembim te tenderave, Qazim Sejdinin per lidhjet me krimin e organizuat, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. 

Opozita nuk mund te lejoje shkeljen e vazhdueshme te Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Opozita do te qendroje fort ne mbrojtje te Kushtetutes dhe institucioneve demokratike. Doreheqja e Ruçit eshte hapi i pare i kthimit te normalitetit ne parlament", ka thënë Spaho.  

Por kjo kërkesë e nënkryetarit demokrat nuk është marrë parasysh nga maxhoranca, duke shtuar se një kërkesë e tillë nuk mund të merret parasysh.  

Spaho: Pse nuk i drejtohemi Kushtetueses
Pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve, nënkryetari i PD, Edmond Spaho sqaroi pse opozita nuk e ankimon në Kushtetuese zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku. "Në ato raste kur i jemi drejtuar Gjykaës Kushtetuese, Kuvendi nuk i ka zbatuar këto vendime. Marrëdhëniet tona me Kuvendin do jenë të kushtëzuara. Nuk do lejojmë nxjerrjen e Parlamentit jashtë shinave të Kushtetutës", tha Spaho. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit