Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS, ka vendosur me shumicë votash, me tre anëtarë nga radhët e Partisë Socialiste, rrëzimin e ankimit të PD-së pavlefshmëri për Beratin dhe Vlorën. Me këto vendime, procesi zgjedhor për qarqet Berat dhe Vlorë konsiderohet i mbyllur, duke iu bashkuar qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, ku KAS po ashtu i ka rrëzuar ankimet.
Partia Demokratike ka kërkuar hapjen e kutive dhe verifikimin e fletëve të votimit, duke pretenduar se nuk përputhen fletët e përdorura me ato të papërdorura.
PD ka kërkuar gjithashtu shpalljen e pavlefshme të rezultatit të KQZ-së dhe përsëritjen e procesit zgjedhor në Vlorë. Nga ana tjetër KAS ka kërkuar prova konkrete për këto pretendime, duke theksuar se në mungesë të tyre, kjo çështje nuk mund të mbahet i hapur pa fund, duke e cilësuar këtë si një ‘proces pa kuptim’.
E njëjta situatë është edhe për qarkun e Beratit, ku duhet theksuar se sot u hap edhe një kuti me votat nga Greqia.
Deri tani rezultojnë 6 qarqe të përfunduara në KAS, të cilat PD mund t'i çojë ne Kolegj Zgjedhor. Nga ana tjetër ngelen të hapura 6 qarqe të tjera si Tirana, Fieri, Durresi, Dibra, për të cilat është marrë vendim për rinumërim, ndërsa Elbasani dhe Shkodra janë në proces shqyrtimi.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Rinumërim 257 kutive në Durrës, mes tyre edhe diaspora! Verifikim edhe 60 kutive për Kalanë, pretendime se Ndoja u vodhi votat

