PD kërkon dorëheqjen e kreut të Kuvendit-Meta: Nuk e jap për herë të dytë


TIRANE, 5 Mars/ATSH/-Kuvendi nisi seancën e sotme plenare mes debatesh të forta pas kërkesës së opozitës për largimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Kjo kërkesë vjen pas akuzave të deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se Meta është porositësi i një atentati ndaj tij.
Në fillim të seancës kryetari i grupit Parlamentar të PD-se, Edi Paloka u shpreh i vendosur që seanca e sotme të mos pikë tjetër diskutimi përveç kësaj çëshjeje.
Në mbështejte të fjaëve të tij, deputetët e opozitës rrethuan foltoren e Kuvendit duke penguar vijimin e seancës plenare, gjë që çoi në ndërprerjen e punimeve nga ana e Metës. Me rinisjen e seancës e mori fjalën kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ftoi opozitën të respektojë procedurat duke u shprehur i gatshëm për mbledhjen e Këshilit të Legjislacionit dhe shtqyrtimin prej tij të kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit.
Më pas, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Metës të jepte dorëheqjen e menjëhershme nga detyra, pas akuzave të rënda, duke u shprehur se kjo ishte zgjidhja e vetme në këto kushte. "Nuk mud të lejojmë që parlamentin ta drejtojë një person që akuzohet për porositjen e dy vrasjeve.", deklaroi Berisha.
Por, kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se nuk do të jepte për herë të dytë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën. Duke i dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, Meta tha se "për ty jam i gatshëm të bëj çdo gjë, por për Shkëlzen Berishën jo, sepse kam dhënë një herë dorëheqjen për të".
Meta i kërkoi Berishës të mos bëhej pjesë e aksioneve të 'pularisë'. Kjo kërkesë, tha ai, ju drejtohet miqësisht. "Je i vetmi që i beson më shumë Tomës se sa Prokurorisë. Nuk besoj se dëshmitari gënjen para Prokurorise dhe policisë", deklaroi Meta./a.gjonaj/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS