PD 'në garë' edhe për mandatin e Xhaçkës, 'Rithemelimi' kërkesë tjetër! Avokati i ministres: Çështja s'mund të dërgohet në Kushtetuese, deputetja s'ka përfituar asgjë

TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme, në mbledhjen e tretë, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.  Në Këshillin e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë  është dorëzuar sot një tjetër kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka.

Kërkesa është bërë nga 15 deputetë të ‘Rithemelimit’, pa firmën e Berishës, duke e bërë këtë të pranueshme nga Partia Socialiste kërkesën. Dy ditë më parë ishin 5 deputetët demokrat që kërkuan të bëhen mbledhja sa më parë. Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shkak se ajo ka përfituar sipas tyre përmes bashkëshorti të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në mbledhjen e sotmë ka qenë i pranishëm avokati i deputetes Xhaçka i cili ka dhënë argumente, të cilat sipas tij e bëjnë të qartë që çështja nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi neni 70 i Kushtetutës parashikon vetëm që mandati i deputetit hiqet në rastet kur vërtetohet që deputeti ka përfituar vetë nga një pronë e pushtetit qendror apo vendor. Sipas tij argumentat e sjellë nga deputetet e Partisë Demokratike janë të përgjithshme, lënë hapësirë për abuzime dhe keqinterpretime. 

Avokati Çifligu thotë se Kuvendi duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, vetëm nëse plotësohen kërkesat e pikës 2, të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, duke përmendur edhe vetë një vendim të Kolegjit të Gjykatës, e cila ka thënë qartë se kërkesa pranohet vetëm nëse deputeti ka ushtruar veprimtari përfituese vetë, dhe jo përmes familjarëve të tij. Këtë Kushtetuesja e ka thënë në vendimin e vitit 2016 për çështjen e deputetes Valentina Leskaj.  

Kryetari i Grupit Parlametar të PS, Balla tha për mediat se kjo është një flluskë sapuni. 

"Nuk bëhet fjalë për deputeten Olta Xhaçka, sepse ajo nuk ka shkelur Kushtetutën. Por ky është mendimi im. Kuvendi pritet të marrë vendimin. Sa i përket flluskave të sapunit, që vijnë nga opozita, bëhet fjalë për një procedurë që nis nga zbrazëtia e axhendës politike të opozitës", tha ai. 

Pas fjalës së avokatit të Xhaçkës, mbledhja e u mbyll për të vazhduar në një takim tjetër, tashmë që të dyja kërkesat e të dyja palëve në PD janë shkrirë në një çështje. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
PD ‘në garë’ edhe për mandatin e Xhaçkës, deputetët e Berishës dorëzojnë tjetër kërkesë për heqjen e mandatit

 

Në Këshillin e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë  është dorëzuar sot një tjetër kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka. Kërkesa është bërë nga 14 deputetë të ‘Rithemelimit’, pa firmën e Berishës, duke e bërë këtë të pranueshme nga Partia Socialiste kërkesën.

Ora 14:45
Nuk shkoi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Xhaçka u fsheh pas avokatit, PS po zvarrit seancën që të hiqet nga vëmendja e opinionit publik

 

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka akuzuar ministren e Jashtme se po fshihet pas avokatit të saj prandaj nuk mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Bardhi tha se PS po zvarrit kërkesën e PD-së deri në seancën e fundit të sesionit parlamentar me qëllim që të hiqet nga vëmendja e opinionit publik.

"U kthye në kundërshtim me rregulloren si seancë leximi. Deputetëve të opozitës dhe maxhorancës e drejta për të kërkuar shpjegime, jo nga Xhaçka, se kishte vendosur të fshihej pas avokatit, të paktën të kërkonim shpjegime nga avokatët. -8 mijë metër katrorë të vijës bregdetare konsiderohen si hiç. Cili nga qytetarët shqiptarë i palidhur me ministren Xhaçka ka pasur mundësinë të përfitojë 8 mijë metra katrorë menjë çmim qesharak 3 lekë dhe të konsiderohej si veprimtari jofitimprurëse.

Ministrja ka pranuar se bashkëshorti i saj ka përfituar nga pasuri publike, me firmë të Ramës. Dua të përsëris se janë dy vendime të kom të institucioni strategjik dhe këshillit të ministrave që i kanë lejuar Xhaçkës të përdorë vijën bregdetare dhe të shtrojë veprimtari fitimprurëse. Neni 27 i ligjit i ndalon ministrit apo bashkëshortin që të nuk mund të zotërojë aksione në një shoqëri tregtare pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së tij. Nëse bashkëshortit vendos të ushtrojë veprimtare publike, duhet të heqë dorë ministrja nga funksioni publik. E gjithë kjo që keni parë, zvarritja e kësaj kërkese kanë qëllim që kjo çështje t’i nënshtrohet apo të jetë në rend dite ne seancën e fundit plenare sepse mendojnë se përfundon sesioni parë dhe Olta bashkë me bashkëshortin dhe qeveria do shkojnë me pushim, ndoshta në resortin ku ministrja planifikon të investojë 5.54 mln euro dhe shqiptarët të harrojnë që duke shfrytëzuar pozicionin publik ministrja i ka dhënë bashkëshortit 8 mijë metër katrorë pronë publike në jug të vendit", tha Bardhi. 

Ora 13:51
Avokati i Xhaçkës: Askush se vërteton se dhënja e statusit strategjik garanton veprimtari fitimprurëse

1657279114_Screenshot3.jpg

Avokati i Olta Xhaçkës ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se dhënja e statusit të ‘investitorit strategjik’ dhe dhënien e plazhit për shftyëzim për kompaninë e bashkëshortit tëv deputetes, nuk janë bërë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit. Sipas tij askush nuk garanton se automatikisht me marrjen e statusit garantohet veprimtari fitimprurëse, por thjesht paramendohet për të ardhmen.

“Dhënja e statusit nuk është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit. Në rastin kur një subjekt ka marrë statusin e ‘investitorit strategjik’. Nuk është duke u ushtruar një veprimtari përfituese. Të gjitha janë në pikëpyetje: nëse në të ardhmen do të ushtrohet apo jo një veprimtari përfituese. Strukturat hoteliere janë ende në hetim. Dhënja e bregut të detit nuk është dhënie pasurie për përfitim por domosdoshmëri për dhënie shërbimi. Përdorimi i hapësirës publike nuk mund të konsiderohet për përfitim publike”, tha ai.

Ora 13:29
Avokati i Xhaçkës në Kuvend: Kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, s’ka përfituar asgjë

 

Avokati i ministres, Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend ka thën se  kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotësohet kushti që duhet të jetë vetë deputeti që kryen veprimtari përfituesi. Vetëm për këtë shkelje Kuvendi ka të drejtë ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Vetëm kur deputeti vetë përfiton. Vetëm me këtë shkelje kushtetutbërësi ka parashikuar veniën në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për të hequr mandatin e deputetit.  Olta Xhaçka nuk ka përfituar asgjë nga ndonjë pasuri e shtetit.  Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues.

Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë.  Pyetja duhet të jetë: A ka përfituar ndonjë pasuri deputetja Olta Xhaçka nga organet e shtetit dhe organet e pushtetit vendor? Ajo nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari përfituese nga pronat e shtetit dhe nuk rezulton e provuar se ajo ka përfituese. Pra, rasti i saj nuk shkel nenin 70, pika 3, e Kushtetutës”, ka thënë ndër të tjera avokati.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liljana: 08/07/2022 13:58

    Sipas ligjit dhe praktikes ligjore familjaret nuk kane lidhje ne keto raste gjykimi. Por ajo qe na dallon nga bota e qyteteruar eshte fakti qe ne si popull apo drejtues shteti nuk e njohim doreheqjen si institut ne aspektin moral

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit