Nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka ironizuar protestën e sotme të Partisë Demokratike para Kryesisë së Kuvendit, ku kërkonin dorëheqjen e Ilir Metës.
Sipas Ballës asnjë prej 98 pjesmarrësve nuk është qytetar i thjeshtë, por të gjithë janë deputetë, drejtues departamentesh në PD dhe punonjës të bashkisë.
“Protestat e Lulit dhe Saliut degjenerojnë në vetëm 98 pjesëmarrës, ndër të cilët 17 janë deputete, 10 drejtues departamentesh në PD (ndër të cilët spikat super-dhëndri), 19 ish-drejtorë dhe 52 punonjës të Bashkisë Tiranë. Asnjë qytetar i thjeshtë.”- thuhet në reagimin e deputetit Balla.

Ora 18:00 PD sërish në protestë para Kryesisë së Kuvendit
Një grup militantësh të PD-së janë grumbulluar sërish pasditen e sotme për të protestuar dhe kërkuar largimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Me thirrjet "Meta ik", grupi i protestueve ka qendruar për rreth 30 minuta para Kryesisë së Kuvendit dhe më pas është shpërndarë.
Në protestën e pasdites binte në sy Genc Strazimiri, Myqyrem Tafaj dhe disa deputetë të tjerë.
Ora 11:00 FRPD protestat para Kryesisë së Kuvendit “Meta jep dorëheqjen”
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë në kuadër të protestave të përditshme, ditën e sotme vijonë protesta para Kryesisë së Kuvendit.
“Protestat do të vazhdojnë të mbahen çdo ditë, paradite dhe pasdite deri në momentin kur kryetari i Kuvendit, Ilir Meta të japë dorëheqjen,”- ka paralajmeruar opozita.
Ndërkohë dje në grupin parlamentar të Partisë Demokratike i’u është bërë e qartë deputetëve që ata duhet të mbajnë kontaktet me bazën në mënyrë që ditën e enjte të ketë sa më shumë protestues.
Protesat më të mëdha do të organizohen çdo të enjte me kauzën e dorëheqjes së Metës nga pozicioni i kryeparlamentarit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO