Kryeparlamentari Niko Peleshi, i është përgjigjur zyrtarisht deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së këtyre të fundit për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, dhe është nën hetim për ndërhyrje të mundshme në 10 tenderë të tjerë.
Peleshi argumenton se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, pra Ballukut, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.
Në përgjigjen zyrtare Peleshi shton më tej se Kuvendi duhet të presë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me vendim të Gjykatës Kushtetuese u rikthye në detyrë më 12 dhjetor. Me shumicë votash, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor për pezullimin nga detyra, duke lënë në fuqi vetëm ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Gjykata ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e kryeministrit Rama për një përplasje kompetencash së krijuar nga akti i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, pasi u mor e pandehur për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë, si edhe po hetohet për shkelje në 10 tenderë të tjerë, përfshirë ato për 7 lotet e Unazës së Madhe.
Pas rikthimit në detyrë, Prokuroria e Posaçme iu drejtua Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e Ballukut. Mbledhja e parë e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, ( 5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat konkrete. Anëtarët e PD kërkuan që mbledhja të mbahej brenda 5 ditëve të javës së ardhshme, ndërsa pas 20 minutave pushim, drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Niko Peleshi nuk dha një datë për thirrjen e seancës së radhës.


Komente













Resistance per te fituar mbi kete plackitje te ligjeruar!! Jane te papranueshme vjedhjet e ballukut . Nuk ka me kredibilitet te qendroje ne ate post! Duhej te kishte dhene doreheqjen vete !
Përgjigjuprokuroria ka sjelle shume fakte shtese dhe kerkon nga kuvendi nje mase ndryshe nga ajo e meparshmja qe Rama coi ne kushtetuese dhe qe eshte ende ne shqyrtim, dhe qe me vijueshmerine ska me asnji lidhje pasi kerkesa e dyte e spak ka kaluar si cdo rast klasik kerkese (jo me hater sic ishte kerkuar ne rastin e pare ku Balluku vec pezullohej nga detyra) ktu kerkohet arrestimi i deputetit i shoqeruar me dosjet e provave. Pra ktu kuvendi ka dale hapur si pengmarres i drejtesise dhe pengues i rrezikshem i parimit kushtetues ku te gjithe jemi te barabarte para ligjit. mendoj qe rama, niko peleshi dhe maxhoranca me kete veprim jane delegjitimuar, dhe ajo qe mund te bejne prokuroret te dorezojne tek ambasadat e vendeve mike si dhe ne media dosjet e korrupsionit qe populli te ndergjegjsohet dhe ti nxjerri keta rrugace me force nga zyrat e shtetit.
Përgjigju