Anëtarët e Partisë Demokratike ne Komisionin e Jashtëm, kanë thirrur Kryeministrin Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, mbi çeshtjet e integrimit.

Editoriali i publikuar në median gjermane propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit. Por sipas demokrateve kjo kërkesë bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe kërkojnë sqarime nga kryeministri për këtë iniciativë.

"Ky qendrim i Kryeministrit Edi Rama bie në kundërshti me Rezolutat e miratuara më herët në Kuvendin e Shqipërisë, ku shprehet qartësisht vullneti për anëtarësimin e plotë në BE si objektiv madhor dhe strategjik, të rikonfirmuar përmes deklaratave të përbashkëta ShqipëriBE në kuadër të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim Asocimit. Njëjtë, shkel parimet e Kuadrit Negociator Shqipëri-BE, që përbën një angazhim kontraktual me Bashkimin Europian. Dhe më e rëndësishmja, cenon interesat strategjike të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, dhe në tërësi të faktorit shqiptar në rajon. Publikimi i këtij propozimi vecanërisht tani, kur bota përballet me zhvillime të paparashikueshme dhe të shpeshta, zhvendosja e Shqipërisë nga shinat e anëtarësimit në, përbën një aventurë të rrezikshme", thuhet në kërkesë. 

Në kërkesë theksohet gjithashtu shqetësimi për ndikimin që mund të ketë kjo qasje në procesin e integrimit dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë