TIRANË – Koncerti festiv “Gruaja shqiptare në 100 vjet pavarësi” i organizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka qenë aktivietit kulmor i mazhorancës në nderim të Ditës së Nënës.
Kryeministri Berisha në fjalën e tij e cilësoi gruan si arkitekte të identitetit shqiptar.
“Për ne shqiptarët, nëna është arkitektja e identitetit tonë kombëtar. Sot në këtë 100 vjetor nderimi më i madh u përket grave e nënave shqiptare. 100 vjet përpjekje të jashtëzakonshme mbinjerëzore për liri dhe dinjitet, në ccdo moment në ccdo rrethanë në krye të sakrificës kanë qenë gratë dhe nënat shqiptare. Kanë qenë ato të cilat së bashku me qumshtin iu mëkojnë vajzave e djemve të tyre dashurinë e pakufijshme për kombin e vendin”, tha kryeministri.
Ai është ndalur vecanërisht në rolin e gruas në ndërrimin e sistemit në Shqipëri.
“Por unë dua të shpreh një mirënjohje të veccantë këtu për të gjitha ato 100 e mijëra vajza e gra shqiptare që në vitet 90-të, me guximin e tyre, me virtytet e tyre ishin të parat që u vërsulën për të përmbysur diktaturën më shpërfytyruese që europa kishte njohur në tërë historinë e saj”, deklaroi Berisha.


TOPALLI: NE DIME TE NGRIHEMI
Në prani të kryeministrit Berisha në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeparlamentarja Topalli vlerësoi sakrificën e grave shqiptare ndër vite.
“Jetojmë ditët më të mira të shqiptarisë, të lirisë së Kombit. Shpreh mirënjohjen e thellë për gruan shqiptare, për nënat dhe sakrificën e tyre. Admiroj ato gra që rrisin të vetme fëmijët e tyre, ato janë heroina. Nëna ime sot më porosi të mos ju them fjalë të bukura, por fjalë të shpirtit. Dhe si politikane kjo këshillë më është bërë kryefjalë. Sot kemi përgjegjësinë për të inkurajuar brezin e ardhshëm. Ne jemi gjysma që guxon më shumë”, tha ajo. (vijon)

(aq/shqiptarja.com)