TIRANË - Partia Demokratike ka shprehur sot shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe të pasigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.
Deputeti demokrat Keltis Kruja deklaroi nga selia e kësaj partie se “Qeveria bën show ndërsa krimi trefishohet. Teksa Ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit janë përfshirë në marrëzinë e shkarkimeve kolektive, dhe në ethet e emërimit të oficereve të tyre besnikë, vjedhje, krime, aksidente, dhe vrasje po ndodhin çdo ditë në Shqipëri."
Sipas tij, "Qeveria e sotme premtoi reduktim të krimit, por ngjarjet e ditës tregojnë se krimi është trefishuar dhe pasiguria e jetës është rritur në nivele të frikshme. Qeveria dhe Ministri i brendshëm po veprojnë ne fakt me dorë të hekurt kundër oficerëve profesionistë ne kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit, dhe po i lënë dorë të lirë krimit.
Partia Demokratike është e shqetësuar nga kjo situatë dramatike, dhe gjendet pranë të afërmve dhe familjarëve të viktimave.
Ne nuk jemi opozita që kërkon përfitim politik prej viktimave dhe funeraleve, sic ka bërë rëndom në 8 vite kryeministri i sotëm, por jemi të shqetësuar për pasigurinë që shoqëron sot jetën e qytetarit shqiptar.
Ne i kërkojmë qeverisë të heqë dorë nga spektakli i ekraneve, dhe të zbresë në terren e të bëjë detyrën e saj për të mbrojtur jetën e qytetarëve të vendit,"- përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com