PD: Kryeministri krah kriminelëve 
Rama: Dekriminalizimi, maska juaj

PD: Kryeministri krah kriminelëve <br />Rama: Dekriminalizimi, maska juaj
TIRANE - Çështja e dekriminalizimit është bërë objekt replikash në distancë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike. Ka qenë kjo e fundit që përmes një komunikate për shtyp akuzonte shefin e qeverisë shqiptare, se po mbështet inkriminimin lidhur me vizitën e tij ditën e sotme në qytetin e Lezhës ku ka qenë i shoqëruar edhe nga deputeti i PS Arben Ndoka.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili dekriminalizimi sipas tij për opozitën është një maskë që bie 2 herë në ditë, ose e thënë ndryshe sa herë që selia blu akuzon Policinë e Shtetit.

Rama: Dekriminalizimi për PD, një maskë që bie sa herë akuzoni policinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me vizitën e tij në Lezhë i shoqëruar nga deputeti i mazhorancës në këtë qark Arben Doka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shprehet se dekriminalizimi për PD-në është një maskë që bie sa herë që ata sulmojnë punën e Policisë së Shtetit

"Dekriminalizimi i ‪#‎VajmedetPD nje maske qe bie sa here te vajmedetshmit e Shqup hapin gojen kunder Policise se Shtetit...Pra 2 here ne dite!" shkruan Rama
 
PD: Rama mbështet inkriminimin sot ishte në Lezhë krah Ndokës
Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se ka dalur hapur kundër dekriminalizimit, lidhur me vizitën e tij në Lezhë ditën e sotme, dhe sipas PD ka qenë i shpqëruar nga deputeti i PS në këtë qark Arben Ndoka.

Përmes një komunikate për shtyp, selia blu e cilëson deputetin Ndoka si simbol të kriminalizimit të parlamentit pasi ai është i dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik prostitucioni. Por sipas PD, dalja e sotme e kryeministrit Rama me deputetin Ndoka tregon sipas opozitës se shefi i qeverisë ka zgjedhur inkriminimin dhe përfaqësuesit e tij.

Sipas PD-së ky është një akt i rëndë në një kohë kur procesi i dekriminalizimit është një emergjencë kombëtare e kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Partisë Demokratike:
Edi Rama dha sot një mesazh të hapur kundër dekriminalizimit, duke u shfaqur në Lezhë me deputetin Arben Ndoka në prani të qytetarëve, madje duke e angazhuar në shpërndarjen e disa tapive. Deputeti Arben Ndoka është jo vetëm subjekt i dekriminalizimit, pasi është dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, por ai është në fakt simboli i inkriminimit, dhe fakti që Edi Rama zgjodhi t’i hapë atij dyert e parlamentit ka tronditur opinionin publik dhe partnerët europianë.
Me qëndrimet e veprimet e tij Edi Rama angazhohet çdo ditë kundër dekriminalizimit, edhe pse kjo është një emergjencë kombëtare, edhe pse ka një marrëveshje me garanci të Parlamentit Europian. Por karshillëku që i ka bërë sot në Lezhë këtij procesi jetik për vendin, është flagrant dhe tregon qartë se Edi Rama ka zgjedhur krimin dhe përfaqësuesit e tij, dhe nuk ka zgjedhur interesat e vendit dhe integrimin europian. Gjithashtu, Edi Rama, duke dal krah më krah me Arben Ndokën, i pandehur për goditje për shkak të detyrës, i cili është në proces gjyqësor dhe ndaj të cilit pritet të merret një vendim nga Gjykata e Lartë, po i bën hapur presion drejtësisë. Edi Rama rikonfirmon publikisht se qëndron pas sulmit fizik dhe kërcënimit me jetë nga deputeti i tij Arben Ndoka, ndaj përfaqësuesit të opozitës, Strazimiri në Parlament. Ky i sotmi është një akt i rëndë si për të kulmuar të gjithë serialin e zhytjes së Edi Ramës në skemat e mbrojtjes qeveritare të krimit. Por një gjë është e qartë, se gjithnjë e më bosh do jenë sheshet e xhirimit me regji të Edi Ramës, dhe gjithnjë e më plot janë e do të jenë sheshet e protestës popullore, aty ku kryeministri i inkriminimit do të japë llogari.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës