PD kundër negociatave, Berisha: 
Përgëzoj qëndrimin e Aldos

PD kundër negociatave, Berisha: <br />Përgëzoj qëndrimin e Aldos
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në Kuvend se përshëndet qëndrimin e deputetit Aldo Bumçi në Bruksel, i cili depozitoi 10 amendamente për shtyrjen e negociatave të BE me Shqipërinë.
 
"Aldon e përgëzoj, po, po e përgëzoj", u shpreh Berisha.
 
Berisha e lexon ndryshe progres-raportin, duke theksuar se rekomandimi pozitiv për negociatat është meritë e PD-së.
 
"Hapja pa kushte e negociatave ishte kërkesë e jonë. Ishte absolutisht, zotimi i forcës tonë politike për t'i trajtuar ato në mënyrën më serioze, pasi dihet, shqiptarët po presin me padurim të lajnë duart nga kjo qeveri që është bërë simbol i plehut, korrupsionit, krimit të këqijave.
 
Do të doja shumë që ky raport, të kishte vendim për hapje negociatash.
 
Kancelarja gjermane dha të qartë kërkesën e Europës dhe e bëri këtë në Tiranë. Negociatat do hapen, pasi të votoni, dhe të zbatoni reformën e ne të shohim, të bindemi sesi po e zbatoni reformën. Shpreh dhimbje që Komisioni nuk urdhëroi hapje të menjëhershme. Çdo shqiptar që e lexon rekomandimin e ka të qartë si drita e diellit që është meritë e opozitës, e cila votoi reformën. Është meritë e opozitës
", u shpreh Berisha.
 
Sipas Berishës, pavarësisht rekomandimit pozitiv të KE, negociatat do çelen vetëm pas dy vitesh.
 
"E dini ju çfarë tha mbrëmë zëdhënësja e KE, do të duhen të paktën 2 vjet për hapjen e negociatave. Vazhdoni ju me mashtrime. Kjo do të thotë se do i hapë PD. Duhet të jesh i verbër që të mos dish të lexosh, Komisioni ka thënë çdo gjë, Fleckenstein ka thënë çdo gjë. Ata që duan ta lexojnë me kokë në tepsi, vërtiten siç vërtitet Edi Rama këtu. Komisioni për shkakun tuaj nuk hapi negociatat".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social