Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj kërkon që të ndalohet me cdo mjet zyrtarizimi i Rucit në krye të Kuvendit.
 
“Deputetet e PD dhe populli duhet te bllokojne me cdo mjet zyrtarizimin e ministrit te brendshem te diktatures ne postin e kryetarit te kuvendit. Kjo kerkon vetem vullnet opozitar dhe dashuri per demokracine” shprehet ai.
 
Ndërsa kryetari i FRPD, Këllici deklaron se “27 vite pas rrezimit te diktatures me te eger ne Europe, Edi Rama rikthen me fort se kurre ne krye te vendit simbolet e asaj diktature famekeqe.
 
Ministri i fundit i brendshem i diktatures, Gramoz Ruci, sot propozohet zyrtarisht per pozicionin e nr.2 te shtetit, kryetarit te Kuvendit te Shqiperise.
 
Ish prokurori dhe hetuesi i diktatures Fatmir Xhafaj rikthehet ne drejtimin e Ministrise se Brendshme dhe qershia mbi torte eshte padyshim Taulanti vogel, adhuruesi me fanatik i figures se Enver Hoxhes, i cili mer drejtimin e grupit parlamentar te PS.
 
Disfata e kesaj qeverie u vulos qe ne nisje
”.


dy.b/shqiptarja.com