PD kundër ndryshimeve në Kodin
Zgjedhor: KQZ nuk mund të preket!

PD kundër ndryshimeve në Kodin<br />Zgjedhor: KQZ nuk mund të preket!
TIRANE - Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të parashikuara nga mazhoranca pritet të kontestohen nga Partia Demokratike njësoj siç bëri edhe me hartën territoriale. Për hartuesin e dy Kodeve Zgjedhore Oerd Bylykbashi i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Ligjeve ndërhyrjet në ligjin e zgjdhjeve jo vetëm janë bërë pa u pyetur por janë edhe me shumë vonesë. Sipas Bylykbashit duhet të zbatohen rekomandimet e OHDIR. 

"Për sa kohë ato ndryshime bazohen vetëm ose janë thjesht instrumenta për të bërë hartën territoriale të Edi Ramës dhe të Ilir Metës realitet, përmbajtja e tyre është politikisht e papranueshme njësoj si harta territoriale. Për herë të parë ne nuk kemi ndryshime të Kodit Zgjedhor që në vitin 2001 që bëhen kaq vonë përpara zgjedhjeve. Ajo që neve dhe gjithë shqiptarët presin, madje partnerët ndërkombëtarë është zbatimi i rekomandimeve të OSBE ODIHR, janë 29 rekomandime të cilat nuk janë prekur me dorë." tha Bylykbashi

Ndërsa sa i takon plotësimit të vendeve vakante në KQZ deputeti demokrat Bylykbashi tha se kompozimi i KQZ nuk mund të ndryshojë duke theksuar se treshja aktuale Osmanaj, Zguri dhe Shtjefni nuk preket. Sipas tij mazhoranca po synon të kapë ose të uzurpojë KQZ.

"Sot kemi vetëm 3 poste vakante të cilët janë atje vakante prej pothuajse 2 vjetësh, nuk kanë asnjë pengesë për ta bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë në mënyrë të qëllimshme, me një qëllim të vetëm që të deligjitimojnë në maksimum KQZ, të krijojnë një emergjencë tjetër në mënyrë që të ndërhyjnë në mënyrë të dhunshme dhe të njëanshme për të kapur në mënyrë të paligjshme KQZ. Ajo që duhet të ndodhë sot me urgjencë është rikthimi i tre anëtarëve që duhet ti propozojë maxhoranca në mënyrë që KQZ me katër anëtarët e tjerë dhe tre të rinj të fillojë punën." tha ai

Me ndryshimet e propozuara nga ministri Çuçi, numri i zonave të administrimit zgjedhor, të dytat nga rëndësia pas KQZ-së, mbetet po 89 , por ndryshon shpërndarja e tyre. Sipas Bylykbashit ZAZ-të tashmë janë jofunksionale, pasi reforma territoriale ka nxjerrë jashtë loje rrethet.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?