POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

PD kundër të gjithëve: FRONTEX në Shqipëri, regres për vendin

Teksa të gjithë e kanë cilësuar si një sukses ardhjen e FRONTEX në Shqipëri, përfaqësuesi i PD, Gent Strazimiri nuk e interpreton kështu. Në një reagim për mediet, Strazimiri e ka cilësuar si një regres të vendit. Sipas tij, FRONTEX në Shqipëri është i panevojshëm, pasi vendi ia kishte dalë mbanë deri më tani shumë mirë që të ruante kufijtë e saj.

Në 28 korrik 2008, në cilësinë e Zëvendësministrit të Brendshëm, kam pritur në një takim përfaqësuesit e FRONTEX, me qëllim nisjen e bashkëpunimit reciprok në menaxhimin e kufinjve! Ardhja e forcave operacionale të FRONTEX në Shqipëri është dëshmi e regresit të vendit deri në nivelin e narko-shtetit, narko-policisë e narko-politikës! Ditën kur operatorët e FRONTEX do të mbërrijnë numrin 800, sepse aq do vijnë, do ta kuptoni se sa "sukses" është kur kufirin të ta ruajnë të huajt....  Atë ditë kam dëshirë të dëgjoj narko-Enveristët e Tiranës duke ju thënë se sa "pranë Evropës" ju kanë sjellë", shkruan Stazimiri. 

Për të mbështetur mendimin e tij, Strazimiri ka publikuar një raport të Deutsche Welle, e cila vlerësonte policinë dhe Departamentit të Kufirit për punën e bërë. Për Strazimirin, FRONTEX në Shqipëri, është një tregues se vendi ynë nuk mundet të ruajë kufijtë e saj.

"Siç e përshkruan edhe raportimi i prestigjozes DEUTSCHE Welle i asaj dite, vlerësimi për policinë shqiptare dhe veçanërisht Departamentit të Kufirit, ishte fakti se Shqipëria tashmë PO I RUANTE VETË madje me SUKSES MBRESËLËNËS kufinjtë e saj tokësorë dhe ujorë, përballë organizatave të trafiqeve ndërkombëtare. Kjo përbënte arritjen e një standardi evropian që mundësonte fillimin e bashkëpunimit mbi baza reciprociteti të plotë.Ajo që më së shumti u vlerësua, ishte fakti se Departamenti i Kufirit, përmes Ligjit të ri të Policisë së Shtetit, i ishte dhënë autonomi logjistike e teknike, madje edhe buxhetore brenda Policisë së Shtetit.

Nga ky tur takimesh të funksionarëve të lartë të FRONTEX në Shqipëri, nisi jo vetëm bashkëpunimi i parë me kufitarët e BE, por u arrit një gur i rëndësishëm kilometrik për heqjen e vizave për shqiptarët! Sot, ndërsa bisedohet për rikthimin e vizave, shitet si "sukses" paturpësisht, fakti që FRONTEX konstaton mosmenaxhimin e kufinjve të Shqipërisë, dhe detyrohet të sjellë forca operacionale për të vepruar në Shqipëri, në një kohë që është zhbërë Ligji per Policinë e Shtetit, nxjerrë në rrugë oficerët që arrinin ta menaxhonin vetë dinamikën, zhbërë autonomia e Departamentit të Kufirit sipas sloganit "Nje shtet, nje Polici" të Sajes së Habilajve", përfundon përfaqësuesi i PD.

B.K.
Komento

Komente

  • RAKO GRENZA ( BLETA ) LEKSIKOLGU: 22/05/2019 08:52

    O kok zbathuri gent strazimiri ju gënjeni pa fund e pa turp. A të mbahet mënd lodrat e liqenit ku gënjyet pa fund. Po Shqiptarët ju a kan pir lëngun juve e ju s'kuptoni që jeni bër si kosh mbeturinash që sju heq njeri prej vitesh e qelbeni era PËRÇ e prap nuk zini mënd o kok zbath.

    Përgjigju