Putini njofton se do të vizitojë Kinën në maj

Putini njofton se do të vizitojë Kinën në maj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm. Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë.

Ai nuk tregoi se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina.

Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi, Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të makinerisë, mikroelektronika dhe teknologji të tjera, të cilat Moska po i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë luftarakë dhe armë të tjera për t’i përdorur në luftë.

Kina ka thënë vazhdimisht se nuk i ofron Rusisë armë e as ndihmë ushtarake, megjithëse i ka ruajtur lidhjet e fuqishme ekonomike me të.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore! Në Moskë arrestohet gazetari i 'Forbes Rusia'! Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën e re kombëtare për 'Shqipërinë 2030'