Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit, i cili u zgjodh në zgjedhjet e 30 qershorit për të drejtuar bashkinë e Shkodrës në katër vitet e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një letre i drejtohet prokurorisë duke thënë se ka të dhnë publike që provojnë se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ai thotë se Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali dhe më pas është dëbuar nga autoritetet italiane.

“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Letra e PD