Akuzat e PD/ Kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtërinjve! Nisin hetimet edhe për atë të Burrelit

Akuzat e PD/ Kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtërinjve! Nisin hetimet edhe për atë të Burrelit

Qerim Ismailaj

TIRANE- Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka depozituar gjurmët e gishtërinjve në Policinë Shkencore, duke i hapur kështu rrugë verifikimit pas denononcimit të Partisë Demokratike e cila e ka akuzuar se ai ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.  

Nga ana tjetër njësia e dekriminalizimit ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes penale dhe vendimit të dënimit në mungesë të Ismailajt. Pas denoncimit publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni që  se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga PD, ndryshe - tha ai - do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

Burime nga njësia e dekriminalizimit për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se hetimet po vijojnë intensivisht edhe për dy kryebashkiakët e tjerë të denoncuar nga PD, Mark Babanin të Vaut të Dejës, dhe Agron Malaj të Bashkisë Burrel.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, duke e çuar atë në gjykim për tre akuza, falsifikim formularësh vula e stampa, ushtrim kompetencash përtej afatit dhe falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.

Tashmë Kajmaku prej dy muajsh në arrati do duhet të përballet me drejtësinë pasi humbi mandatin sepse kishte fshehur një dënim të një dekade më parë në Greqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri