PD, Malltezi: Turizmi me Ramën
dështoi, kthehen problemet e vjetra

PD, Malltezi: Turizmi me Ramën<br />dështoi, kthehen problemet e vjetra
Kreu i Departamentit të Turizmit në Partinë Demokratike në një deklaratë për mediat, ka thënë sot se, turizmi ka dështuar këtë sezon turistik, pasi janë kthyer problemet e vjetra që ishin harruar prej kohësh.

Sipas Malltezit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama turistët nuk kanë marrë as shërbimet më bazike, ndërkohë që standardet e turizmit kanë qenë minimale.

Ai shton se, rendi është në ditën më të keqe, ndërkohë që infrastruktura rrugore në zonat turistike është e rënduar dhe se plazhet janë më të ndotura se kurrë.

Deklaratë e kreut të Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi
  
Meqë sezoni është drejt mbylljes, le te reflektojme 1 minut për turizmin qe patëm sivjet. Në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët u përballen me çështje bazike që i kishim harruar prej vitesh si rreziku i sigurisë së jetes, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e ujit, etj.

Këtë vit pati me dhjetra bjerrje të standarteve në turizëm, si psh:

Vdekje e turistëve të huaj në tokë dhe në det si pasojë e papërgjegjshmërise së qeverisë.
Rendi publik degjeneroi me shpejtesi dhe grabitjet me armë nuk kursyen as aeroportin e vetëm, nga ku mbërrijnë shumë turistë.
Gjithë bregdeti vuajti mungesen e dritave edhe në kulmin e turizmit.
0 km rrugë të reja në zonat turistike.
0 km për Rrugen e Arbrit, Rrugen e Elbasanit & segmentet e fundit të Rrugës së Kombit.
0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura të Durresit, Sarandes dhe Vlorës, për të cilët qeveria e PD shpenzoi dhjetra miliona euro. (Shihni për shembull varrezat e Durrësit se si kutërbojnë ujrat e ndotura ndërsa impianti u inagurua në 2013)
Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujrave bregdetare shqiptare DEGJENEROI gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona!
Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laci deri ne Himare.

Kafshe të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt, etj.

Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi ndërsa qeveria fshihet si struci dhe as nuk njofton qytetarët dhe as nuk shpall gjendje te emergjences civile.
Uji i pishem për qeverinë konsiderohet luks ndaj nuk jep asnje zgjidhje.

Kullat e vrojtimit u kthyen në ndotje pasi hekurishtet u korroduan dhe nuk kanë asnjë roje, gjë që është rrezik i shtuar për pushuesit që mund të genjehen nga fasada.
Bregdeti i Vlores u kthye ne Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasaden e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistet dhe Vlonjatët.
Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri?"
Për Partinë Demokratike dhe Shqiptarët këto bjerrje të standardeve janë të papranueshme.

Ju ftojme të refuzojmë qeverisjen e papërgjegjshme dhe të bashkohemi per te:
1.    Rikthyer sigurine e jetës dhe të pronës
2.    Përmiresuar punësimin duke ulur taksat për turizmin  
3.    Përmirësuar mjedisin dhe zhvilluar turizmin.

Turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë