Sesioni i ri parlamentar nisi dhe Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë e PD-së. Mbledhja për herë të parë drejtohet nga Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar.
Ndërsa e pranishme ka qenë edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk ka pranuar të japë asnjëprononcim për gazetarët kur hyri në seli.
Në përfundim të mbledhjes Bardhi tha se aksioni parlamentar i opozitës është nën moton “Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira”
Grupi i PD tha se gjatë mbledhjes u shqyrtua mundësia për ngritjen 2 komisioneve hetimore.
“Ka pasur një kërkesë nga aleanca e Teatrit për cështjen e Teatrit Kombëtar, cështjen e pronave publike, përfshirë dhe pronat që ka fituar familja e kryeministrit në bregdet” tha Bardhi.