PD thyen përkohësisht 'mosbindjen civile' në Parlament! Bardhi: Rama frikacak! S’do lëmë të kalojë buxheti ‘Balluku’! Replikon me Gonzaton: Kërkoji kryeministrit të bëjë detyrën

Tirane- Vendosja në tryezën e Komisioneve parlamentare e Projekt-buxhetit të vitit 2025, i detyroi demokratët të heqin përkohësisht dorë nga mos-bindja civile në parlament.

Disa muaj pasi vendosën ndërprerjen e marrëdhënieve brenda Kuvendit me mazhorancës, duke bojkotuar edhe komisionet parlamentare, deputetët e opozitës do t’i rikthehen diskutimeve, këtë herë, vetëm për projekt-buxhetin, për të cilin thonë se është vendosur në dispozicion të një grushti njerëzish.

Ky është buxheti i Belinda Ballukut që për 3 rrugë dyfishon fondet që t’i fusi në xhep, është buxheti i Erion Veliajt që të vjedhë me bashkë me drejtorët e tij, që gjysmat i ka në burg. Ne do t’i tregojmë shqiptarëve që ky nuk është buxheti i tyre”

Vendimin për t’u ulur sërish në karriget e tyre në Komisione, Gazment Bardhi e shoqëroi edhe me një kërkesë për ambasadorin e BE Silvio Gonzato, i cili disa ditë më parë, teksa i gjeti në protestë në oborrin e Kuvendit u tha opozitarëve se rolin e tyre duhet ta kryejnë brenda institucionit.

Ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e vendit, të bëjë detyrën

Shenjën e parë për këtë demokratët duket se e kërkojnë te pranimi në komisione edhe i deputetëve që janë ende të përjashtuar nga punimet parlamentare.

" Duke nisur nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për ti shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë propozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar. Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend. Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën. Do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve. Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti. Deputetët e opozitës do të jenë në përballje në çdo front, brenda Parlamentit, në rrugë me qytetarët, nuk nënkupton që duhet të ikim nga përballja në Kuvend, tha Bardhi. 

Aktualisht janë më shumë se 20 deputetë që rezultojnë të përjashtuar deri javën e ardhshme. Si rregull ata nuk mund të marrin pjesë në Komisionet Parlamentare e seancat plenare deri në 12 nëntor. Vetëm dy prej tyre, Gazment Bardhi e Flamur Noka janë të përjashtuar me 60 ditë, duke rrezikuar lënien jashtë dyerve të Kuvendit deri më 2 dhjetor.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet