Partia Demokratike pritet të mbyllë sot diskutimet mbi ndryshimet që do t’i bëhen statutit të saj si dhe formës së organizimit të Kuvendit që do të mbahet në datat 27-28 të këtij muaji. Në këtë Kuvend rreth 7500 delegatë do të votojnë dhe për strukturat e reja drejtuese të selisë blu, si dhe për platformën që do të ndiqet deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë që një vëmendje e posaçme do ti kushtohet dhe formës së organizimit të Partisë Demokratike në qendër.