PD mbyll fushatën në Durrës 
Basha: Ndëshkim me votë Ramës

PD mbyll fushatën në Durrës <br />Basha: Ndëshkim me votë Ramës
Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit, përmes një mitingu elektoral me mbështetës. 

Në fjalën e tij përpara demokratëve, Lulzim Basha bëri thirrje për ndëshkimin me votë të kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij nuk mbajti premtimet në këto katër vite. 

Ditën e dielë amfiteatri do të jetë mes përballjes së dy mundësive, mundësisë për të vazhduar me politikën e korruptuar të Edi Ramës, ose votën për Republikën e re, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë.

Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas  4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s’i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t’i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re
”, u shpreh Basha. 

Kryetari i PD hodhi akuza edhe në adresë të kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako, për betonizimin e qytetit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit