TIRANE- Partia Demokratike denoncon shkarkimin e Nevila Nikës nga post ii drejtoreshës së Arkivit Qendror të Shtetit.
Sipas PD-së me largimin e saj kryeministri Rama nuk tregoi respekt për një personalitet. Fshiu me një të rënë të lapsit kontributin e “një historianeje të njohur, ekspertja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion prej më shumë se 35 vitesh.”
“Me ndryshimet në arkivën qëndrore të shtetit, Kryeministri Edi Rama ka arshivuar një herë e mirë standartet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje.”- tha Silvi Bardhi zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Sipas PD-së kryeministri po manifeston çdo ditë babëzinë barbare në kontrollin e cdo institucioni dhe është e qartë se personalitetet e shquara të vendit i bëhen atij pengesë në këtë ambicie të pafre.
“Kryeministri i ka zbritur standardet cilësore në nivelin 0, dhe ka treguar se nuk gëzon asnjë lloj ndjeshmërie ndaj institucioneve të veçanta si arkiva e shtetit. Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human. Personalitete si Nevila Nika apo Zhani Ciko, i zënë rrugën projektit të kryeministrit për të sunduar kudo. Mediokriteti është i vetmi aleat që ai mund të ketë në rrugën e tij.”- tha Bardhi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com