PD mesazh ngushëllimi për Adem Demaçin, Basha: Humbje e madhe

PD mesazh ngushëllimi për Adem Demaçin, Basha: Humbje e madhe

Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha, kanë ngushëlluar familjen e aktivistit Adem Demaçi, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta. Në mesazhin e Bashës thuhet se kombi shqiptar sot humbi një nga njerëzit që ka mbajtur peshën e krenarisë kombëtare.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.

Sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe.

Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare Adem Demaçi, "Mandela" i Kosovës


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën