Të gjithë jemi fajtorë që e shkatërruam këtë gjeneratë!
Ky është brezi i ri, që nuk e ka përjetuar kapërcyellin e epokave në 1990. Por ky është brezi që ka provuar ti vënë mësuesit në rresht, që në klasë të pestë, për të shkuar në mitingjet e PD-së dhe PS-së.
Ky është brezi që ka dëgjuar(me prova bindëse) se, që të fillosh punë duhet të jesh në FRESH, LRI dhe FRPD. Ky është brezi që prindërit po i nxisin të mësojnë gjermanisht, pasi e ardhmja e tyre nuk është më këtu.
Ky është brezi që për pedagogë kanë edhe nga ata që doktoraturat i kanë marrë copy-paste apo i kanë blerë në universitetet-punishte.
Ky është brezi i viteve 2000, por që mëson në standarte cilësore shumë më të dobëta se ato të 50 viteve më parë.
Ky është brezi, para të cilit të gjithëve ne duhet të na vijë turp që ia shkatërruam vendin ku ata lindën, ia shkatërruam shkollën, shpresën për të ardhmen dhe perspektivën e jetës.
Para tyre nga presidenti, kryeministri, ish-presidentë e ish-kryeministra, ministra e ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, gjykatës, e prokurorë, gazetarë e dreqi me të birin bashkë, që në këto 28 vjet kanë kontribuar në degjenerimin e këtij vendi dhe kësaj shoqërie, pra të gjithë ne, duhet ulim kokën, pa patur kurajë për ti parë në sy.
Nëse ndërgjegja e këtij brezi është zgjuar, atëherë udha e mbarë!
Shembni çfarë ju mendoni se ju ka zënë rrugën. Ne nuk mundëm të bëjmë më shumë e më mirë.
Ju të opozitës, që fërkoni duart ndërsa shikoni këtë energji që u derdh rrugëve të Tiranës sot, jeni po aq fajtorë para kësaj gjenerate.
Mos i shikoni këta të rinj si shkallë ku do të vini këmbët tuaja të pista për të hipur në pushtet.
Bëni tutje nga ajo rrugë ku të rinjtë kanë vendosur të ngrejnë zërin e tyre, për të patur një arsim më dinjitoz. Nuk është rruga juaj ajo.
Ani, edhe nëse e kanë gabim. Është më mirë t’i shikojmë të rinjtë të protestojnë, sepse mbetëm duke i parë vetëm duke ikur rrugëve të botës.
Shpërndajeni këtë thirrje. Le të jetë një himn për të rinjtë dhe një shuplakë për ne të tjerët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mentor Kikia: Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia
17 Dhjetor 2024, 11:20
-
Shpërthimi në Zubin-Potok/ Kikia: Serbia po përdor armët e fundit! Etjen Xhafaj: Gara e armatimit nuk është zgjidhje! Çollaku: Harrojeni se Beogradi do njohë Kosovën
2 Dhjetor 2024, 22:24
-
Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit
28 Nëntor 2024, 23:04
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor 2024, 22:25
-
Mbyllet Tiktok dhe Snapchat? Mentor Kikia në Report Tv: Kufizimi i përdorimit të rrjeteve sociale masë e duhur! Kemi mjedis social të dhunshëm! Motivon të rinjtë
20 Nëntor 2024, 14:40
-
Mentor Kikia: Shoqëria në rrokullisje fatale, duhet të shpëtojmë fëmijët!
19 Nëntor 2024, 08:28
-
Intervista e Metës në Frontline/ Prençi: U angazhuan Forcat Operacionale për arrestin, vendimi i GJKKO nuk e thoshte! Kikia: Nëse dënohet si Nexhmija për kafe, dështim
7 Nëntor 2024, 21:44
-
Çamçakëz që përgjum fëmijët! Reagon Policia: Po verifikojmë, kontrolle pas kontaktit me drejtuesit e shkollave
25 Tetor 2024, 15:21
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor 2024, 08:45
-
‘Spiralja e dhunës do përkeqësoj situatën politike', Kikia komenton kaosin e opozitës në Kuvend: Mënyra e tyre do acarojë më shumë gjendjen
1 Tetor 2024, 13:41
-
Mentor Kikia: Një shoqëri dhe klasë hipokrite!
19 Shtator 2024, 17:25
-
Dosja Partizani/ Sulmet e Berishës, Kikia: Përballjen s’duhet ta ketë me gazetarët, e ka vënë PD në shërbim të çështjes së tij
19 Shtator 2024, 14:32
Je shume i sakte jane te gjithe politikanet plera dhe hajdut tani besoj pa perjashtuar asnje......................................
Përgjigjubravooooo
PërgjigjuBesoj se kjo eshte nje drite jeshe le per te gjithe popullin , deshiroj dhe uroj qe nga kjo proteste paqesore dhe shume domethenese te bashkohen edhe emigrantet per te drejtat e tyre.e di sé ka shume njerez te zotet qe kan studiuar ne shqiperi dhe ne europe e amerike , por nuk e di sé kush jan keto? Deshiroj qe te sensibilizohen edhe keto me vuajtjet e ketij vendi dhe te formohet nje parti e re me te rinje te talentuar dhe me te ardheme per kete vend pa te ardhme me keto mostra politikane.
Përgjigju