TIRANE - Vetëm 4 ditë pasi janë dorëzuar listat e kandidateve për deputet në 12 qarqe te vendit PD ka ndryshuar listën e qarkut të Tiranës. Bëhet fjalë për ndryshime në pjesën fundore të saj nr 31 dhe 32 konkretisht heqjen nga lista të Sahit Dollapit dhe Krenar Alimehmetit për tu zëvendësuar me Greta Koçin dhe Baki Shehun. E pyetur nga A1Report kryetarja e
KQZ-së Lefterie Lleshi është shprehur se lista po verifikohet.
Ndryshimet në lista hedhin dhe hije dyshimi se në datën 6 maj në orën 24:00 e cila shënonte dhe afatin e fundit ligjor të ketë gjasa qe në KQZ të jenë dorzuar listat bosh pa emra dhe pa dokumentacionin përkatës.
Sipas listës së PD e cila u botua nga gazeta RD pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i ka bërë ende publike rezulton se ne vendin e 31 ishte emri i administratorit të CEZ, Said Dollapi ndërsa një vend posht tij ish- futbollisti i njohur i Tiranes Krenar Alimehmeti. Këto ndërhyrje në listë janë në shkelje të Kodit Zgjedhor. Ketë e sqaron edhe juristja Blerta Kraja e cila thotë se emrat nuk mund të ndryshohen pasi lista është dorëzuar në KQZ ndërsa ka shtuar se “KQZ ka detyrimin të bëjë publike listat e kandidatëve për deputet”
Greta Koçi ka mbajtur postin e nënkryetares së forumit rinor të Partisë Demokratike ndërsa Baki Shehu postin e këshilltarit të Komisionit të Sigurisë kombëtare.Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ Genc Gjoncaj dy ditë më parë tha se listat e kandidatëve duhet të bëhën transparente pasi ndihmojnë procesin e identifikimit të kandidatëve nga të gjithë aktorët qe do marrin pjesë në zgjedhje.
Dy ditë më parë A1REPORT! bëri një investigim në lidhje me emrat e kandiatëve ku rezultonte se në listat e Partisë Demokratike janë emra të cilat mbajnë poste shtetërore duke shkelur ligjin e Kushtetutën.
Sahit Dollapi mban postin e Administratorit te CEZ-it.
Në një prononcim të pak ditëve më parë Denar Biba tha “Ministri e deputeti mund të kandidojnë pa hequr dorë nga funksioni i tyre. Të gjitha strukturat e tjera, zv ministër, Drejtor i Përgjithshëm Drejtorish, kryetar i Enteve të Pavarura të gjithë kanë ndalesën kushtetuese dhe më tej ligjore për të mos kandiduar pa dhënë dorëheqjen nga funksioni i tyre. Jemi përpara një konflikti kushtetues madje është cënuar parimi i barazisë në zgjedhje. Disa individë kanë hyrë në pozita të favorizuara, kanë hyrë si funskionarë shtetërore”.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Komisioni Rregullator/ KQZ lehtëson Kushtet për votën e Diasporës, thjeshtohet provimi i banimit në adresën jashtë vendit: Sillni ç’të keni!
1 Nëntor, 13:17
-
Vota e diasporës/ Regjistrimi në zgjedhje edhe me ID të skaduar! Nano për Report TV: Askush s’mund të regjistrojë dikë tjetër
24 Tetor, 18:12