Emrat me më peshë të Partisë Demokratike, janë kundërshtuar më shumë nga anëtarëia e Durrësit e cila kishte rradhën për të miratuar kandidatët në listën prej 28 vetësh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se emrat që morën më shumë vota kundër ishin Dejana Burgjia, Igli Cara, Pëllumb Berisha, Ardian Muka.
Tre të parët morën më tepër se 400 vota kundër, por arritën t’i shpëtonin ndëshkimit të bazës. Një kandidat në degën e Durrësit duhej të merrte 615 vota kundër, pra 20% të numrit total të votuesve. Nga 3075, zgjodhën që këtij procesi t'i përgjigjen vetëm 2253 anëtarë të Partisë Demokratike.
Të shtunën demokratët e qarkut të Durrësit nuk arritën të skualifikonin asnjë prej 28 emrave të propozuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave, ndonëse kontestuan disa prej tyre. Njëjtë si në Durrës, edhe kandidatët e mundshëm për deputet në degët e tjera, Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë do t'i nënshtrohen të gjithë fazës tjetër të përzgjedhjes.
Edhe në këto degë, pjesëmarrja e anëtarëve në votime ishte e ulët, rreth 65%. Por indiferenca e anëtarësisë në procesin e votimit, që në çdo qark u ndoq nga afër edhe nga Gazment Bardhi nuk vihet re vetëm në Qarkun e Durrësit.
Gati gjysma e anëtarësisë refuzuan votimin edhe në qarqe të tjera si Kukësi, Gjirokastër, Dibër, Berat, Shkodër e Lezhë. Do të jetë pikërisht Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave që pas rishqyrtimit të emrave, do të hartojë listën përfundimtare të kandidatëve të mundshëm.
Më pas ata do ia kalojnë listën kryesisë, e cila ka të drejtë të propozojë edhe 20% të listës finale. Ndërkohë këtë të dielë, zhvillohet procesi i votimit nga anëtarësia e Elbasanit, e cila mes 45 kandidatëve të mundshëm duhet të votojë për të lënë jashtë liste emrat të cilët nuk i sheh si përfaqësues të denjë në parlamentin e ardhshëm.
Lista me kandidatët e konfirmuar:
1. Ardian Muka
2. Arjan Dedej
3. Arlind Boshku
4. Armand Teliti
5. Artion Bajramaj
6. Blerina Reçi
7. Dejana Burgia
8. Edlira Devolli
9. Edmond Hoxha
10. Enri Ceno
11. Erald Dervishi
12. Erzen Laçi
13. Fatbardha Kadiu
14. Florid Shazivari
15. Gazmend Oketa
16. Igli Cara
17. Ivo Jorgoni
18. Manjola Luku
19. Merita Danovelli Çela
20. Mirela Shala
21. Nasild Alikaj
22. Neritan Golja
23. Oerd Bylykbashi
24. Pëllumb Berisha
25. Redi Myshketa
26. Riselda Kalia
27. Sokol Kapedani
28. Xhorxh Aleksi
Ajo që ra në sy ishin emrat e personave të distancuar nga PD si njerëz të Sokol Olldashit. Igli Cara dhe Armand Teliti tashmë kanë hyrë në garë të propozuar nga anëtarësia e PD.
Që të dy, në periudha të ndryshme kanë udhëhequr PD e Durrësit e që të dy kanë arritur nga një fitore dhe nga një humbje.Teliti fitoi në 2005 zgjedhjet politike por humbi në 2007 bashkinë e Durrësit.
Cara fitoi në 2009 por humbi në 2013. Gjithashtu në PD u rikthye Gazmend Oketa pas një eksperience në partinë e BamirTopit.
Por 28 kandidatët do të duhet t’i nënshtrohen sërish të tjerë filtrave në PD. Pavarësisht se morën votëbesimin e anëtarësisë (pra nuk u votuan kundër), emrat etyre duhet të kalojnë sërish në Komisionin e vlerësimit të Kandidaturave. Do të jetë pikërisht ky komision që pas rishqyrtimit të emrave, do të hartojë listën përfundimtare të kandidatëve të mundshëm.
Më pas ata do ia kalojnë listën kryesisë, e cila ka të drejtë të propozojë 20% të listës finale me të cilën Partia Demokratike do të garojë në zgjedhje. Listën përfundimtare do ta miratojë në bllok Këshilli Kombëtar i selisë blu, i cili ka për Kryetar pikërisht Bujar Nishanin, që është njëkohësisht një nga anëtarët e Komisionit që po bën filtrimin kryesor të emrave me të cilët kjo forcë politike synon të shkojë në garën elektorale.
dhe themi ne pse fiton ed rama prap.me keta individe te degjeneruar maskarenj imoral nuk shkohet as ne hale.mendoja se do zhdukej LSI-ja por e shoh qe te pa vendosurit per mos votuar PS-ne e nga halli qe nuk votojne keto personazhe do votojne LSI-ne e do jete si gjithmone beteja e votave te vjedhura sic e kane zakon. Jemi ne nje rruge pa krye te demokracise deri sa te kemi nje opozite shum shum te ulet duke filluar nga kryetari e te gjith me rradhe.ed rama do leje nam se do jete km sa ti doje p*lla por edhe sikur te lodhet nuk do iki dot se nuk ka kundershtare
PërgjigjuPo ca jane kto palaco neper lista. Me kto halabaket do morim vota ndurres ne si pd??!!! Arlind boshku, pupupu rob ma tdegjenerum sbo nona. Ate se do vllai vet aq palaco osht kurse ju na e veni neper lista. A ke pyt naiher or ti zoti Basha se ca ka bo ky kur punonte te tatimet?? Apo hajt mushim listat, ene mrapa ankoheni se ps ven njerez tdegjenerum
PërgjigjuPo me kete Pellumbin e keni prishur fare. Kur isha ushtar ne Rrushkuull e kisha komandant ne repart. Dergonte ushtaret te vidhnin rrushin e fermes ne Perlat dhe pastaj dergonte rrushin ne shtepi me kaloshinin e repartit.
PërgjigjuNjeri me i mire se tjetri... Tan Golja, Arlind Boshku, Mand Teliti, Xhoxh Aleksi...
Përgjigju