Partia Demokratike dega Vlorë do të votojë nesër (5 tetor) kandidatët për deputet për këtë qark me 12 mandate. Demokratët kanë të drejtë të votojnë në bllok për të gjithë ose të kontestojnë një kandidaturë. Në listën për këtë qark janë përfshirë 39 emra. Ajo që bie në sy është mungesa e Agron Shehajt, i cili ishte i pari në liste, në zgjedhjet e kaluara. Shehaj pritet të kandidojë në Tiranë. Shehaj është një ndër biznesmenët më të pasur dhe më të fuqishëm në vend, ku duket se BAsha ka preferuar ta mbajë në Tiranë. Ndërsa, në lista është rikthyer emri i Bujar Leskajt, ish-kryetar i KLSH. Leskaj ishte deputet i PD në Vlorë, në zgjedhjet e vitit 2005

Mes 8 emrave të dërguar nga kryesia e PD për t`u votuar nga anëtarësia e PD Sarandë, bie në sy emri i Ilir Nikollës, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit 2019 kandidoi si i pavarur për kryetar bashkie në Sarandë. Më herët PD, në zgjedhjet për kryetar të Degës së PD në Sarandë në muajin nëntor të 2018 e kishte hequr emrin e Ilir Nikollës nga emrat e kandidatëve për kryetar të degës. Në zgjedhjet vendore të 25 qershorit 2019 Ilir Nikolla kishte arritur të fitonte rreth 20% të votave

Dega Vlorë:

1. Alta Haluci

2. Atird Hoxha

3. Bujar Leskaj

4. Edmond Fetahu

5. Eneida Vera

6. Eremal Arapi

7. Fation Veizaj

8. Hysni Sharra

9. Ilva Lamaj

10. Juliana Xhindoli

11. Kreshnik Alimerko

12. Liljana Elmazi

13. Lorenc Danaj

14. Martin Gega

15. Nada Daullja

16. Nadire Meçorapaj

17. Piro Ahmetaj

18. Saemira Shaska

19. Vullnet Karalliu

Deget Delvinë dhe Himarë:

1. Aferdita Dhimojani (Himarë)

2. Arjan Dhimertika (himarë)

3. Ervis Iljazi (delvinë)

4. Julian Zoto (delvinë)

5. Ndricim Mehmeti (delvinë)

6. Savo Prifti (hmarë)

7. Vladimir Kumi (himarë)

Dega Sarandë:

1. Ilir Nikolli

2. Irini Naci

3. Jolio Dine

4. Klaudija Bajrami

5. Kreshnik Bozho

6. Shpetim Ahmeti

7. Skerdilajd Sulozeqi

8. Zana Piro

Dega Selenicë:

1. Ajen Grabova

2. Gezim Ademi

3. Leonard Rakipaj

4. Perparim Shametaj

5. Rezarta Beqiri

Votimi i kandidatëve nga anëtarësia ka përfunduar në degët e PD në 7 qarqe: Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe Lezhë, Elbasan, ndërsa sot po votohet në Qarkun e Durrësit.