TIRANË- Partia Demokratike me zëdhënësen Ina Zhupa janë zhvendosur në Kombinat në një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qytetari Nikë Prendi i tha Zhupës se edhe pse shtëpia e tij është shpallur e pabanueshme ai është lënë në harresë nga shteti, sipas së cilit Bashkia nuk i dha asnjë çadër, por i është dashur që të ndërtonte bareken ku jetojnë sot vetë me dërrasa që i kanë falur komshinjtë.

Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.
Ina Zhupa: E pabanushme?
Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.
Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?
Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.
Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?
Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.
Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?
Nikë Prendi: Ja këtu banoj.
Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën.  Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!
Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?
Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.
Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?
Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.
Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?
Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.
Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?
Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.
Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?
Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.