PD në Lezhë kundër paketës ekonomike të bashkisë: Nuk mjafton për të ndihmuar kategoritë e prekura nga COVID-19

PD në Lezhë kundër paketës ekonomike të bashkisë: Nuk mjafton për të ndihmuar kategoritë e prekura nga COVID-19

Paketa ekonomike e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Lezhës nuk është e mjaftueshme për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, pasi nuk ju vjen në ndihmë kategorive të prekura nga kriza. Shqetësimi është ngritur nga Dega e Partisë Demokratike në Lezhë përmes sekretares së degës Lezhë Alfrida Marku e cila ka paraqitur propozimet e saj për përballimin e krizës.

"Ka patur një përpjekje për të rishikuar paketën fiskale nga Këshilli Bashkiak, por më shumë sesa një vendimmarrje që unë uroj të mos ketë patur qëllim ti shërbeje propagandës së këtyre ditëve, realisht nuk ka lehtësuar taksapaguesit. Të gjithë taksapaguesit, biznese dhe familjarë, duhet të përjashtohen nga pagesat e taksës së pasurisë dhe tarifa e shërbimeve publike për periudhën e distancimit social e që  zgjat 3 muaj pas përfundimit të saj.

Ndërkohë që bizneset që nuk kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas urdhërit të ministrisë së shëndetësisë, të  përjashtohen nga çdo takse për një periudhe 6 mujore pas rifillimit të aktivitetit. Duhet rishikuar tarifa e ujit te pijshem, për një periudhe 3 mujore duhet të pergjysmohet, ndërkohe familjet që marrin ndihmë ekonomike nuk duhet të paguajnë .

E ndërkohë vëmendje të veçantë duhet edhe për fermerët. Taksa e tokës bujqësore nuk ka sens për vitin 2020. Duhet plan konkret për t'u ardhur në ndihmë familjeve fermere që pikërisht aty kanë të ardhurat e tyre ekonomike. Masat për biznesin të merren pas konsultimit me një përfaqësi të tyre. 80% e ndihmave për familjet në nevojë në Lezhë jane mbuluar nga biznesi dhe jo bashkia" thotë Marku.

Duke qenë se është zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi Partisë Demokratike propozon faljen e takses së tokës bujqësore për vitin 2020.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LEZHA: 14/04/2020 14:18

    Nard Noka ,Efuard Ndocaj ,Flamur Noka, Edi Paloqe,Mark Mut Marku Agron Gjonmut Marku..,,figura te rralla qe mund te ndryshojne Lezhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai