SHKODER-Dega e PD-së në kryeqendrën e veriut paralajmëron se nesër do të nxjerrë dokumente që sipas tyre tregojnë të kaluarën e kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri në Itali. "Nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003. Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!" shkruan PD-ja.
Aktivistë të djathtë shpërndanë ditën e sotme disa trakte nëpër qytet ku shkruhet 'Narko Valdrini Jashtë Bashkisë'. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Ai shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.
PD e ka akuzuar Pjetrin se ka probleme me shtetin italian dhe se ka fshehur të kaluarën, por kryebashkiaku i ri e ka mohuar duke publikuar edhe certifikatat e pastërtisë së figurës në Itali.
Postimi i degës së PD-së në Shkodër
Trafikanti i Ramës në Shkodër qenka shqetësuar nga reagimi i qytetarëve të ndershëm të Shkodrës, që nuk pranojnë që qyteti të jetë peng i trafikantëve të drogës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar. Mos u shqetëso nga letrat e reagimit qytetarë, që me urdhër të Edi Ramës i quan trakte. Ato nuk të cojnë në burg! Shqetësohu nga letrat e autoriteteve ligjzbatuese italiane, QË NUK JANË TRAKTE dhe që provojnë se je një person i dënuar për trafik drogë. Këto letra të ndalojnë të uzurposh zyrën e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, të cojnë në burg për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit dhe të bëjnë subjekt të menjëhershëm të ligjit Antimafia! Në këtë të fundit nuk të ndihmon dot as Edi Rama, as Tom Doshi, as babai dhe as vëllai.
E kot të të ripyesim a të kujton gjë data 27 Janar 2003, sepse e kemi të qartë që të ka marrë peng Edi Rama dhe nuk të lejon ta kujtosh. E kot të presim për një përgjigje, sepse ti ke vendosur të mashtrosh dhe të fshihesh nga e vërteta njëlloj si Elvis Rroshi i Kavajës. Prandaj nesër shqiptarët do kenë mundësi të shikojnë me letra (dhe jo trakte) se çfarë është për përfaqësuesin politik të Edi Ramës në Qarkun Shkodër data 27 Janar 2003. Deri nesër ke kohë për të ëndërruar përralla me qentë e karvanët, që po të cojnë përpara, drejt greminës!
Nqs vertetohet ajo qe thote PD Valdrinit duhet ti vije turp dhe te terhiqet vete. Nqs jo,atehere keta te PD ta mbyllin gojen njehere e mire,se nuk vihet ne pushtet me akuza.
PërgjigjuPo te besh bilancin cdo shqiptar eshte i cenosur prandaj dhe Basha me cfare lekesh beri shkollen ne Hollande apo magazinat qe kish djali i Saliut jashte dhe i shiti(flas vetem per nje shtet),apo Fatos Nano etj etj pra ne nje llum hyni te gjithepa perjashtim.Mblidhni mendjen (n.q.s kini ndopak)dhe mos u beni gazi i botes jeni bere shume qesharake o fundurina.
Përgjigju