SHKODËR- PD vijon sulmet kundër kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili do të betohet në 21 gusht për mandatin e katër viteve të ardhshme në krye të kësaj bashkie, e cila njihet si bastion historik i të djathtëve. Aktivistë të djathtë kanë shpërndarë ditën e sotme disa trakte nëpër qytet ku shkruhet 'Narko Valdrini Jashtë Bashkisë'.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.
Ai shprehet se me anë të këtij akti po tentohet të largohet vëmendja nga abuzimet shumë-vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër.
Traktet për Valdrin Pjetrin
Reagimi i plotë i Valdrin Pjetrit
Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.
Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.
Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.
Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri.
Qentë le të lehin, karvani ecën perpara.
Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.
PD ka ngritur pretendime ndaj Pjetrit se ai ka probleme me shtetin italian madje ka bërë edhe një kërkesë në prokurori për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit.
Edhe pse Pjetri i ka mohuar akuzat edhe më parë duke thënë se është i hapur për çdo lloj verifikimi, PD nuk është ndalur me akuzat ndaj. I gjendur në këtë situatë Pjetri ka publikuar dy certifikata ku në to deklarohet nga organet në Itali se ai nuk ka probleme dhe se nuk është marrë kurrë si i pandehur.
Kjo eshte nje perpjekje e deshperuar e PD per te mbajtur peng qytetin e Shkodres ashtu siç e mbajten per 30 vjet. Hajdutet therrasin kapeni hajdutin vetem e vetem per te mbulu deshtimin ne keq menaxhimin e nje qyteti te rendesishem si Shkodra! PD ja vuri vulen keq menaxhimit te Shkodres me spostimin e Jozefina Topallit, ikonen e demokrateve te Shkodres. Shkodranet duhet me e pase inatin me Lulzim Bashen....dhe me e shfry te Grida Duma....
PërgjigjuRrnofte Voltana vec ajo e kall Shkodren si e don baca hajt te ne rroje Mark Molla
PërgjigjuErdhi koha e komunizmit me duket nga "demokratet"e shqiperise.Fillojne e shperndajne trakte djegin shkollabejne presion qytetareve te thjeshte.Tani skane as te ardhura per greva mbaruan leket u kapen bosat e droges.
PërgjigjuVoltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri do përfundojë në koshin e plehrave të shqipërisë, ka lajthitur mendërisht rast i rrallë në botë
Përgjigju