PD: Nesër publikojmë dokumentet për skandalet e Sonila Qatos

PD: Nesër publikojmë dokumentet për skandalet e Sonila Qatos

TIRANË-- Partia Demokratike e ka cilësuar dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato, si një marifet të kryeministrit Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet e saj, duke qenë se vendimi erdhi vetëm pak minuta para se të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku, PD-ja deklaron se nuk kemi të bëjmë me një dorëheqjen, por e ka larguar vetë kreu i qeverisë. Në fund ka shtuar se PD-ja do të publikojë dokumente që vërtetojnë aferat korruptive të Qatos.

"Largimi i Sonila Qatos, pjesë e luftës së brendshme për vjedhjen e milionave eurove me kompanitë e Edi Ramës. “Nesër nxjerrim provat”

Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut! Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet", njofton PD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 19/09/2019 15:56

    shko moj petull kur doni te beni diversion ju me grupet e PS. shihni kry-arin tuaj qe sa krijon tension qe te mbuloje pakenaqesite ne parti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut