Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato

TIRANË- Dorëhiqet nga detyra drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato. Lajmin e ka bërë vetë Qato përmes një postimi në rrjetet sociale ku sqaron se vendimi i saj ka ardhur pasi pak ditë më parë është akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë të cilën e gjykon plotësisht të drejtë dhe ligjore, duke iu referuar padisë që bëri në gjykatë “Gjoka konstruksion”, e cila ndërton “Rrugën e Arbrit”.

Qato thotë se kjo situatë e ka vënë në pozitë të vështirë në raport me detyrën pasi nga njëra anë duhet të përballet me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e çudirave mediatike e nga ana tjetër të administrojë punën e përditshme.

Padia e kompanisë “Gjoka konstruksion” erdhi pasi ARRSH urdhëroi nisjen e hetimeve pasi sipas saj kjo firmë paraqiti të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është 'loti 7' që u anulua më pas. Sipas tyre, hetimet e nisura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, kanë si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop” S.p.a degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat.

Gjithashtu, ato kanë deklaruar se nuk kanë marrë 70 miliardë lekë nga buxheti për punë që nuk janë bërë, teksa ka akuzuar ARRSH-në dhe grupin e tyre të punës se nuk i ka kryer inspektimet në konform me rregullat.

Balluku sqaroi se projekti Kardhiq-Delvinë do të anulohej pasi buxheti i menduar për këtë investim do të përdoret për një projekt emergjent, por pa dhënë detaje konkrete. 

Deklarata e plotë e Qatos

Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 19/09/2019 17:46

    Kurre mos u ngopshi qe nga drejtues e deri te ministre e kryeminister. Kush ha parate e popullit e zente atje ku i dhemb me shume.

    Përgjigju
  • Tekniku mesem: 19/09/2019 16:58

    Ku do futesh tani ti motra ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari