Partia Demokratike i është drejtuar dje Prokurorisë së Përgjithshme me një kallzim penal me e akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama. Kjo akuzë lidhet me emërimet që bëri ministria e Brendshme në detyrat më të larta të Policisë së Shtetit. Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe më herët, deputetët e saj, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani depozituan në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.
Ristani deklaroi se PD kërkon përmes këtij kallezimi kthimin e shtetit ligjor, veçanërisht në Policinë e Shtetit, ku sipas tij, të gjitha lëvizjet janë bërë në shkelje të ligjit dhe standardeve të BE. "Vepër penale e lidhur me shkarkimet dhe emërimet e fundit në trupën drejtuese të Policisë së Shtetit, duke nisur nga emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm, dy zëvendësdrejtorëve, drejtorëve të policisë nëpër qarqe, emërime që janë bërë duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për Policinë e Shtetit. Eshtë shkelur neni 21 i Ligjit për Policinë e Shtetit, i cili parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të ketë arsimin përkatës për të qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duhet të ketë gradën përkatëse, duhet të ketë përvojën në punë në 16 vite të pandërprera në 20 vitet e fundit.
Të treja këto kritere taksative, nuk janë marrë parasysh ne emërimin e drejtorit të Policisë dhe në emërimet e tjera", tha Ristani. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ristani tha se kjo situatë e krijuar me emërimet në Policinë e Shtetit pa zbatuar kriteret ligjore, shkakon pasoja negative në punën e bërë në funksion të shtetit ligjor, dhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “E gjitha kjo shkakton një pasojë shumë të rëndë për shtetin ligjor dhge në punën normale të Policisë së Shtetit që është e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, etj.
Kjo është është theksuar edhe në progres-raportin e KE. Me anë të këtij kallëzimi, PD thekson se duhet të qendrojmë fort për shtetin ligjor në Shqipëri dhe jemi kundër çdo veprimi që shkel ligjin. Nëse provohen akuzat për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikohet heqje lirie deri në 7 vjet”, është shprehur ish zëvenddëmisnitri i Brendshëm, Arben Ristani. Kjo është padia e parë që demokratët bëjnë në organinin e akuzës për drejtuesit e mazhorancës në funksionet e tyre ekzekutive.
Emërimet
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri sapo erdhi në krye të detyrës ka bërë ndryshimet e kupolës së policisë së shtetit. Kështu në vend të Hysni Burgajt, i cili dha dorëheqje, në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u vendos ish-kreu i forcave speciale, RENEA, Artan Didi. Sokol Bizhga është emëruar zv/drejtor i Policisë së Shtetit, në vendin e lënë bosh nga Agron Kuliçaj. Ndërsa Altin Qato është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Këto emërime erdhë si nevojë e menjëhershme në strukturat e policisë, duke ju referuar situatës së rendit në vend. Po ashtu ditën e enjte u botuan në Fletoren Zyratre edhe ndryshimet që u bënë për gradat në polici. Një strukturë e re gradash dhe funksionesh do të zbatohet në Policinë Shqiptare që prej datës 4 tetor 2013.
Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)