PD: Nuk është hera e parë që
avioni i dyshimtë ulet në Vlorë /Foto

Moisi Meminaj, kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë është shprehur se në fshatin Akerni të qytetit bregdetar, ku u pa një avion i vogël që dyshohet se transportone drogë, qarkullojnë prej vitesh avionë të tillë.

“Ka pasur shumë raste të tilla madje një herë kur e kapën një avion të tillë vitin e kaluar e lanë përsëri të lirë, sepse e nxorën sikur avioni ishte pjesë e një filmi”, tha Meminaj, duke shtuar se krimi ka gjetur mbështetjen e shtetit dhe ndaj lulëzon në këto forma trafiku i drogës.

Ndërsa në një njoftim zyrtar të PD-së, thuhet se “vendi ku dyshohet se është ulur avioni është mes fshatit Akerni dhe Poro, në një rrugë e cila përshkohet vetëm nga makina të mëdha. Në një prej parcelave të kësaj zone janë qarta gjurmë gomash të cilat nuk duken as si automjeti dhe as si motorri, ndërkohë që banorët e zonës tregojnë se pikërisht në këtë vend është ulur dhe avioni”.

Moisi Meminaj


“Gjurmët janë në një vijë të drejtë dhe në një pikë duket se ka pasur një frenim të fortë. Ajo që bie në sy është se disa gjurmë janë të freskëta dhe disa më të vjetra, çka shton dyshimin se kjo lëvizje mund të mos ketë qenë e vetmja lëvizje e mjetit fluturues”, vijon njoftimi i Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas